Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët, me reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa rajone, reshjet mund të jenë më intensive, duke ndikuar në përmirësimin e gjendjes dhe zbutjen e thatësisë së theksuar.
Temperaturat do të shënojnë rënie të mëtejshme. Ato minimale pritet të zbresin deri në 5°C, ndërsa maksimalet nuk pritet të kalojnë 9°C.

