Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për punime në rrjetin elektrik, të cilat do të realizohen të dielën, më 1 nëntor 2026, në disa zona të Prishtinës dhe Gjilanit.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të bëhen për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit dhe punimeve nga palët e treta.
Prishtinë
Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit
- Koha: 09:30–15:00
- Vendi: Rruga 28 Nëntori.
- Nënstacioni: TS 10/04 kV Mbrapa Hekurudhës (kodi: 15100018059).
- Arsyeja: Demontimi i shtyllave të vjetra.
Gjilan
Punime nga pala e tretë
- Koha: 09:00–15:00
- Dalja: J14 Rrethi, nga NS 110/10 kV Gjilani 5 (kodi: 63000014).
- Vendet që do të preken:
- Agush Haziri (një pjesë)
- Alban Ajeti (një pjesë)
- Beqir Musliu
- Dardania
- Prishtinës
- Fuad Dibra (një pjesë)
- Haki Myderizi (një pjesë)
- Halim Orana (një pjesë)
- Hamdi Pogragja (një pjesë)
- Ibrahim Oruqi (një pjesë)
- Kastriot Arifi
- Qarkore (një pjesë)
- Limon Staneci
- Medllin Ollbrajt
- Motrat Qiriazi (një pjesë)
- Muharrem Aliu (një pjesë)
- Muharrem Ibrahimi (një pjesë)
- Nato
- Nëna Terezë
- Vëllezërit Hyseni
Arsyeja: Përfundimi i punimeve sipas ZT.
KEDS u bën thirrje konsumatorëve që të kenë parasysh oraret e ndërprerjeve dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre gjatë kësaj periudhe.

