1 nëntori shënon 64-vjetorin e lindjes së Zahir Pajazitit, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Hero i Kosovës.
Ai u lind më 1 nëntor 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht më 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Në të njëjtën përballje me forcat serbe u vranë edhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Në 11-vjetorin e rënies së tij, më 31 janar 2008, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore, “Urdhrin Hero i Kosovës”.
Podujeva organizon ceremoni përkujtimore
Në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij, Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta, organizon sot ceremoni përkujtimore në Kompleksin Memorial në Orllan.
Gjatë kësaj ceremonie do të nderohet kujtimi i Zahir Pajazitit dhe i bashkëluftëtarëve të tij, të cilët ranë në luftën për çlirimin e Kosovës.

