Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 6 nëntor 2026, do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin elektrik, si dhe intervenime për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit energjetik.
Për shkak të këtyre punimeve, në disa lokalitete të Kosovës do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Më poshtë gjeni orarin e ndërprerjeve sipas rajoneve:
PRISHTINË
Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit
- Ora 10:00–14:00: Ndërpritet dalja J03 Orllani nga NS 35/10 kV Batllava.
Vendet: Kushevit, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllani, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti.
Arsyeja: Demontimi i shtyllave 10 kV.
Punime në projekte investive
- Ora 09:00–18:00: Ndërpritet dalja Fshatrat 1 nga NS 220/35/10 kV Podujeva.
Vendet: Sekiraqa, Poteret, Qershijat, Kamerollet, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2, Burice, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët.
Arsyeja: Punime në rrjet.
Punime nga pala e tretë
- Ora 10:00–14:00: Ndërpritet dalja Ballovci nga NS 220/35/10 kV Podujeva.
Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeqel, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica dhe Turuqica.
Arsyeja: Vendosja e shtyllës së re, montimi i konzollës dhe izolatorëve. Sipas njoftimit, energjizimi i TS-së nuk do të bëhet deri në rregullimin e të gjithë dokumentacionit.
PEJË
Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit
- Ora 09:30–14:30: Ndërpritet dalja Lumbardhi nga TS Deçani 110/10 kV.
Vendet: Shaptej Lajmrim Me Kusht, Shaptej, Ratish i Epërm, Ratish i Ulët, Pozhar, Maznik, Lumbardh, Llukë e Epërme, Lluka e Ulët, Lluka, Llukë e Ulët, Kodrali, Irzniq, Gramaqel, Gllogjan dhe Dashinoc.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe intervenim në defektet e identifikuara gjatë inspektimit me dron.
Punime në projekte investive
- Ora 09:00–14:00: Ndërpritet dalja Loxha nga TS Peja 2 110/10 kV.
Vendet: Zllapek, Zagermë, Strellc i Epërm, Raushiq, Pejë, Lubeniq, Loxhë, Graboc, Dardani dhe Bellopojë.
Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve të identifikuara gjatë inspektimit me dron.
PRIZREN
Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit
- Ora 10:00–14:00: Ndërpritet dalja Randobrava nga TS Pirana 35/10 kV.
Vendet: Retijë, Reti e Poshtme dhe Randobravë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe eliminimi i defekteve të identifikuara gjatë inspektimit me dron.
- Ora 09:30–13:30: Ndërpriten disa dalje nga TS Zhuri 35/10 kV, përfshirë Shpenzim vetanak, Dobrusht–Gorozhup, Ujësjellësi Zhur, Zhuri, Hoqë e Qytetit, Poslishta, Dogana, Gurishta dhe Kampi Bektel-Enka.
Vendet: Zhur, Shkozë, Planejë, Milaj, Gorozhup, Dobrushtë, Vërmicë, Lubiqevë, Lez, Leskovec, Jeshkovë, Hoçë e Qytetit, Billushë, Vlashnjë, Poslishtë, Muradem, Kobajë, Grazhdanik dhe Kampi Bektel-Enka.
Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.
- Ora 09:30–13:30: Ndërpriten disa dalje nga TS Dragashi 35/10 kV, përfshirë Shpenzim vetanak, Remateks, Restelicë, Sharri II, Sharri I, Bresana, Bellobradi dhe Rapqa.
Vendet: Adem Jashari, Rruga e Dëshmorëve, Zlipotok, Vranishtë, Restelicë, Orqushë, Mlikë, Lubovishtë, Kukjan, Krushevë, Glloboçicë, Zaplluxhë, Struzhë, Kuklibeg, Kuk, Buzez, Brodosanë, Blaç, Zym i Sharrit, Zgatar, Xërxë, Shajnë, Pllajnik, Kosavë, Kapre, Brrut, Bellobrad, Rrenc, Rapqë e Poshtme, Rapqë e Epërme, Plavë, Kërstec, Buçe dhe Brezne.
Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.
- Ora 09:30–13:30: Ndërpritet dalja Eurokos HC nga TS Dragashi 35/10 kV.
Vendi: Mlikë.
Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.
- Ora 09:30–13:30: Ndërpritet dalja HC Orçusha nga TS Dragashi 35/10 kV.
Vendi: Orçushë.
Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.
- Ora 09:30–13:30: Ndërpriten daljet Brodi, Frigofood dhe Radesha nga TS Dikanca 35/10 kV.
Vendet: Dikancë, Brod, Radesh, Leshtan dhe Baçkë.
Arsyeja: Riparim emergjent në kthinë hyrëse në NS Zhuri 35/10 kV.
FERIZAJ
Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit
- Ora 10:00–14:00: Ndërpritet dalja J07 Drenica nga NS 35/10(20) kV Magure.
Vendet: Baicë, Fushticë e Poshtme, Fushticë e Epërme, Kishnarekë, Krajmirovc, Krojmir, Mirenë, Nekoc, Resinoc, Rrezja (një pjesë) dhe Shalë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe përmirësimi i vërejtjeve të identifikuara me dron.
- Ora 09:00–14:00: Ndërpritet dalja G01 Glloboqica nga NS 110/6 kV Hani i Elezit.
Vendet: Seçishtë, Fusha e Seçishtës, Glloboqicë, Gorancë, një pjesë e Hanit të Elezit, Krivenik, një pjesë e Lagjes së Maliqëve, Lagjja e Re dhe Rezhancë. Po ashtu, do të ketë ndërprerje në rrugën Të Përndjekurve dhe në një pjesë të rrugës UÇK.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe intervenim në eliminimin e defekteve të identifikuara gjatë inspektimit me dron.
- Ora 09:00–14:00: Ndërpritet dalja J07 Gaçka nga NS 35/10 kV Ferizaj III.
Vendet: Greme, Gaçka, Burrnik, Izhancë, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe intervenim në eliminimin e defekteve të identifikuara me dron.
Punime në projekte investive
- Ora 08:30–18:00: Ndërpritet dalja J03 Jezerci nga NS 35/10 kV Ferizaj III.
Vendet: Rrugët Elbasanit, Gjergj Fishta, Muharrem Shemsedini (një pjesë), Murat Murati (një pjesë), Naim Beka, Prekazit, Sefedin Firza (një pjesë), Xhevat Sojeva (një pjesë) dhe Ef Jubani (një pjesë).
Fshatrat: Balaj, Jezerc, Manastirc, Neredime, Neredime e Naltë dhe Neredime e Ulët.
Arsyeja: Ngritja e shtyllave nën tension.
MITROVICË
Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit
- Ora 10:00–14:30: Ndërpritet dalja Novolani nga TS Vushtrria 2 110/10(20) kV.
Vendet: Vërnicë, Shallcë, Reznik (Makiqt), Reznik, Novolan, Mihaliq, Kollë, Druar dhe Bukosh.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe eliminimi i defekteve të identifikuara gjatë inspektimit me dron.
Punime nga pala e tretë
- Ora 10:00–17:00: Ndërpritet dalja J03 Ilirida nga NS 110/10 kV Mitrovica 2.
Vendet: TMK, Hamza, Jakup Ceraja, Sh. Ferati, Eki dhe një pjesë e rrugës Ulqini.
Arsyeja: Punimi i sistemit hyrje-dalje.
- Ora 09:00–17:00: Ndërpritet dalja J02 Fidanishtja nga NS 110/10 kV Mitrovica 2.
Rrugët: Afrim Hajrizi (një pjesë), Artim Jashari, Ali Pashë Gucia (një pjesë), Aziz Zhilivoda (një pjesë), Bashkimi Kombëtar (një pjesë), Badri Hasani (një pjesë), Behram Mehmeti (një pjesë), Beteja e Kosharës (një pjesë), Dan Doroci, Harun Beka (një pjesë), Ilirida, Ismail Loshi (një pjesë), Lekë Dukagjini (një pjesë), Mbretëreshë Teuta, Magjistralja e Adriatikut (një pjesë), Mujë Krasniqi, Musa Hoti (një pjesë), Qamëria (një pjesë), Muharrem Kurti (një pjesë), Mehmet Isai (një pjesë), Meliha Rama (një pjesë), Ramadan Zeqiri (një pjesë), Ramadan Peci, Hilmi Kajtazi, Safet Rexhepi (një pjesë), Olise Paskali (një pjesë), Riza Selaci (një pjesë), Ukshin Kovaqica, Mursel Rama dhe Xhevdet Ahmeti (një pjesë).
GJAKOVË
Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit
- Ora 10:00–15:00: Ndërpritet dalja J10 Ponosheci nga TS Gjakova I 35/10(20) kV.
Vendet: Stubell, Smolic, Shishman, Sheremet, Rrypaj, Rracaj, Ramoc, Popoc, Ponoshec, Pacaj, Orize, Nivokaz, Nec, Morinë, Morin, Molliq, Meje, Madanaj, Korenic, Jahoc, Gusk, Duzhnje, Dobrosh, Devë, Dallashaj, Batush dhe Babaj i Bokës.
Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve të identifikuara gjatë inspektimit me dron.
Punime nga pala e tretë
-
Ora 10:00–12:00: Ndërprerja do të bëhet në NS 10/0.4 kV Hamëz Letaj – Letaj Home SH.P.K., në kuadër të daljes Gjakova III nga NS 35/10 kV Gjakova II.
Vendi: Letaj Home SH.P.K.
Arsyeja: Lidhja e kabllos së furnizimit të objektit sipas projektit të aprovuar. Shkyçja do të bëhet vetëm në nivelin 0.4 kV, në panelin kryesor.

