Të shtunën, më 7 nëntor, disa linja të transportit publik në Prishtinë do të qarkullojnë me itinerare të ndryshuara për shkak të organizimit të garës së çiklizmit “Criterium Prishtina 2026” dhe kufizimit të qarkullimit në Rrugën B.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Mobilitetit, ndryshimet do të zbatohen nga ora 08:00 deri në 12:00 dhe do të prekin linjat 1, 3 dhe 3A.
Linja nr. 1
Stacioni i fundit i kësaj linje do të jetë te Fakulteti Teknik.
Linjat nr. 3 dhe 3A
Autobusët, nga rrethrrotullimi te Flamuri, do të vazhdojnë nëpër rrugët “Fehmi Lladrovci”, “Xhevë Lladrovci” dhe “Xheladin Rekaliu”. Më pas do të kthehen djathtas në rrugën “Enver Maloku” dhe do të vazhdojnë në rrugën “C – Ali Aliu Kelmendi”, deri te rrethrrotullimi në këtë rrugë.
I njëjti itinerar do të përdoret edhe në drejtimin e kundërt.
Drejtoria e Mobilitetit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve që të kenë parasysh ndryshimet gjatë kësaj periudhe dhe ka falënderuar për mirëkuptimin.

