Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në disa rajone mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa gjatë mbrëmjes dhe natës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të sjellin reshje lokale dhe mundësi për rrebeshe.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 4°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 13°C.

