Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

BE-ja heton emërimin e të dërguarit për inteligjencën artificiale, dyshime për konflikt interesi

Qendra Info by Qendra Info
10/11/2026
in Lajme
0
BE-ja heton emërimin e të dërguarit për inteligjencën artificiale, dyshime për konflikt interesi
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Popullit Evropian ka nisur një hetim ndaj Komisionit Evropian lidhur me emërimin e Jim Hagemann Snabe si i dërguar special për inteligjencën artificiale industriale, pas shqetësimeve për konflikt të mundshëm interesi.

Snabe, i cili është kryetar i bordit mbikëqyrës të kompanisë gjermane Siemens, u emërua në këtë detyrë në qershor nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Hetimi synon të përcaktojë nëse Komisioni ka identifikuar, vlerësuar dhe trajtuar siç duhet konfliktet aktuale ose të mundshme të interesit që mund të lindin nga vazhdimi i angazhimit të Snabe në Siemens.

Ankesa ishte paraqitur në qershor nga një grup organizatash joqeveritare, përfshirë Transparency International dhe Corporate Europe Observatory. Këto organizata kanë shprehur shqetësimin se pozita e tij në Siemens mund të cenojë pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në ushtrimin e detyrës evropiane.

Në shtator, Avokati i Popullit Evropian kishte nisur shqyrtimin e çështjes për shkak të përgjigjes së pamjaftueshme të Komisionit ndaj shqetësimeve të ngritura nga organizatat.

Tani, Avokatja e Popullit Evropian, Teresa Anjinho, ka vendosur të hapë hetim të plotë, duke parashikuar inspektimin e dokumenteve të Komisionit dhe mundësinë e intervistimit të zyrtarëve përkatës.

OJQ-të kërkojnë anulimin e emërimit

Organizatat ankuese kërkojnë që Komisioni Evropian ta rishqyrtojë dhe ta revokojë emërimin e Snabe.

Bram Vranken, studiues dhe aktivist në Corporate Europe Observatory, ka deklaruar se ekzistojnë vështirësi të dukshme për ndarjen e interesave të tij private nga përgjegjësitë në detyrën e re.

Sipas tij, Snabe ka interesa të drejtpërdrejta financiare në zhvillimin e qendrave të të dhënave dhe në ndryshimin e rregullave që lidhen me inteligjencën artificiale.

Snabe do ta ushtrojë këtë funksion pa pagesë deri në fund të marsit 2027. Përgjegjësitë e tij përfshijnë përgatitjen e një raporti mbi infrastrukturën e inteligjencës artificiale, teknologjitë e avancuara të kësaj fushe dhe përdorimin e saj në industri.

Roli i Siemens në debatet për rregullimin e IA-së

Emërimi i Snabe ka shkaktuar reagime edhe për shkak të rolit të Siemens në lobimin për ndryshimin e rregullave evropiane të inteligjencës artificiale.

Kompania ishte ndër mbështetëset e përjashtimit të produkteve të mbuluara nga rregullat e BE-së për makineritë nga zbatimi i disa dispozitave të ligjit kryesor të bllokut për inteligjencën artificiale. Ky ndryshim u miratua nga ligjvënësit evropianë gjatë verës.

Siemens është gjithashtu pjesë e grupit lobues European Tech Creators, ku bëjnë pjesë edhe kompani të njohura si SAP, ASML, Mistral, Airbus, Ericsson, Nokia dhe BMW.

Sipas raportimit, ky grup është takuar me Ursula von der Leyen dhe synon të zhvillojë takime të rregullta me presidenten e Komisionit Evropian, një herë në tremujor.

Ndërkohë, Komisioni Evropian e ka mbrojtur më herët emërimin e Snabe, duke argumentuar se raporti i tij do të jetë publik dhe do t’i nënshtrohet shqyrtimit nga publiku. Sipas Komisionit, edhe këshillat e tij do të jenë transparente dhe të qasshme për të gjithë.

Megjithatë, ekzekutivi evropian nuk ka dhënë qasje në disa dokumente lidhur me emërimin, përkundër kërkesave të deputetëve të Parlamentit Evropian dhe mediumit POLITICO.

Komisioni nuk kishte kthyer përgjigje ndaj kërkesës për koment deri në publikimin e raportimit.

Related

Previous Post

Kurti në Paris: Serbia duhet ta njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.