Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme, në rend dite raporti i BE-së për Kosovën

Qendra Info by Qendra Info
11/11/2026
in Lajme
0
Kuvendi miraton në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore, 66 vota për
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 13:00, një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku deputetët do të zhvillojnë debat parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë seancë deputetët do të diskutojnë gjetjet dhe rekomandimet e paraqitura nga Komisioni Evropian, si dhe mënyrën se si institucionet e Kosovës duhet t’i adresojnë ato.

Raporti i vitit 2026 përmban vlerësimin e progresit të Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke trajtuar zhvillimet në fusha të ndryshme politike, institucionale dhe ekonomike.

Në fokus të raportit janë funksionimi i institucioneve demokratike, sundimi i ligjit, pavarësia dhe efikasiteti i sistemit gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Dokumenti përfshin gjithashtu vlerësime për administratën publike, zhvillimin ekonomik, reformat sektoriale, lirinë e mediave dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i integrimit evropian.

Debati në Kuvend pritet të përqendrohet te gjetjet e raportit dhe hapat që duhet të ndërmarrin institucionet për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian.

Related

Previous Post

Kurti merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron në Pallatin Élysée

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.