Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia me plan të veçantë sigurie për ndeshjen Kosovë–Izrael, paralajmërohen kufizime në trafik

Qendra Info by Qendra Info
14/11/2026
in Lajme
0
Kontesti pronësor përfundon në përleshje, gjashtë persona arrestohen në Malishevë.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka përgatitur një plan të veçantë operativ për garantimin e sigurisë gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet sot, më 14 nëntor, nga ora 15:00 në Prishtinë. Për shkak të lëvizjes së eskortës së ekipit mysafir, pritet të ketë kufizime dhe ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa rrugë.

Sipas njoftimit të Policisë, masat e sigurisë kanë nisur që nga ardhja e ekipit të Izraelit në Kosovë. Ato përfshijnë përcjelljen e ekipit dhe sigurimin e lëvizjeve të futbollistëve dhe stafit të tij gjatë qëndrimit në vend.

Aktivitetet policore do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes, në koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim për kufizimet e mundshme gjatë lëvizjes së eskortës.

Policia apelon te tifozët: Paraqituni me kohë në stadium

Në kuadër të masave të sigurisë, Policia ka përsëritur edhe kërkesat e Federatës së Futbollit të Kosovës për tifozët që do të ndjekin ndeshjen.

Shikuesit këshillohen të paraqiten me kohë në stadium, të mos marrin me vete sende të palejuara apo mjete të rrezikshme dhe të shmangin çdo element me përmbajtje të ndaluar.

Gjithashtu, gjatë hyrjes në stadium, tifozët duhet të posedojnë biletat dhe dokumentet e identifikimit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me FFK-në dhe kompanitë përgjegjëse për sigurinë, me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe parandalimit të incidenteve të mundshme.

Në fund, qytetarët janë ftuar që për çdo informacion apo rast që kërkon ndërhyrjen e Policisë të kontaktojnë numrin emergjent 192.

Related

Previous Post

SHBA heq ndalimin e fluturimeve, por udhëtarët vazhdojnë të përballen me vonesa dhe anulime

Next Post

Përplasje në PS, Veliaj kërkon dorëheqjen e Ramës: Është bërë pengesë për reformimin e partisë

Next Post
Përplasje në PS, Veliaj kërkon dorëheqjen e Ramës: Është bërë pengesë për reformimin e partisë

Përplasje në PS, Veliaj kërkon dorëheqjen e Ramës: Është bërë pengesë për reformimin e partisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.