Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Izet Mexhiti paralajmëron lehtësim të kalimit kufitar me Shqipërinë: “One Stop Shop” në pesë pika kufitare

Qendra Info by Qendra Info
17/11/2026
in Lajme
0
Izet Mexhiti paralajmëron lehtësim të kalimit kufitar me Shqipërinë: “One Stop Shop” në pesë pika kufitare
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se pas zbatimit të lehtësimeve kufitare me Kosovën, po punohet edhe për thjeshtimin e kalimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Sistemi i përbashkët i kontrollit “One Stop Shop” pritet të zbatohet në pesë pika kufitare, përfshirë Qafë Thanën.

Izet Mexhiti ka njoftuar se marrëveshja për zbatimin e sistemit të kontrollit të përbashkët kufitar me Shqipërinë përfshin pesë vendkalime kufitare.

Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti bëri të ditur se gjatë vizitës në Strugë ka qëndruar edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, njëra nga pikat ku do të zbatohet sistemi “One Stop Shop”.

Përveç Qafë Thanës, marrëveshja përfshin edhe pikat kufitare Bllatë, Goricë, Tushemisht dhe Xhepisht–Trebisht. Sipas Mexhitit, marrëveshja është ratifikuar në Kuvend.

Kontrolle të përbashkëta 24 orë në ditë

Sistemi parashikon kontrolle të përbashkëta nga autoritetet e të dyja vendeve dhe funksionim 24 orë në ditë, me synimin për të shkurtuar kohën e pritjes dhe për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve ndërmjet dy shteteve.

Mexhiti theksoi se zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin e turizmit dhe tregtisë, veçanërisht në Strugë dhe zonat kufitare.

Ai vlerësoi gjithashtu se lehtësimi i procedurave do të jetë në interes të familjeve që jetojnë në të dyja anët e kufirit, duke u mundësuar atyre më pak kohë në pritje dhe më shumë lehtësi për të lëvizur.

“Për ne, marrëdhëniet me Tiranën e Prishtinën maten me punët që bëjmë bashkë dhe me pengesat që ua heqim qytetarëve, jo me slogane e fjalë”, ka shkruar Mexhiti.

Ai shtoi se qeverisja e koalicionit VLEN synon të vazhdojë nismat për lehtësimin e lëvizjes dhe forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe Kosovën.

Related

Previous Post

Të dërguarit kryesorë të Trump takohen me evropianët dhe ukrainasit për planin e paqes në Ukrainë

Next Post

USS Theodore Roosevelt mbërrin në Lindjen e Mesme: A po përgatitet terreni për rifillimin e luftës SHBA-Iran?

Next Post
USS Theodore Roosevelt mbërrin në Lindjen e Mesme: A po përgatitet terreni për rifillimin e luftës SHBA-Iran?

USS Theodore Roosevelt mbërrin në Lindjen e Mesme: A po përgatitet terreni për rifillimin e luftës SHBA-Iran?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.