Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çeku nis konsultimet me studentët për Strategjinë e Arsimit 2035+: Në fokus cilësia e studimeve dhe punësimi

Qendra Info by Qendra Info
18/11/2026
in Lajme
0
Çeku nis konsultimet me studentët për Strategjinë e Arsimit 2035+: Në fokus cilësia e studimeve dhe punësimi
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka nisur në Prishtinë ciklin e konsultimeve me studentët për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+, me synimin që përvojat, pikëpamjet dhe rekomandimet e tyre të përfshihen në përcaktimin e prioriteteve për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Në takimin e parë mori pjesë edhe kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, Flon Kastrati.

Gjatë bashkëbisedimit, ministri Çeku theksoi se përparimi i arsimit kërkon angazhimin e përbashkët të institucioneve dhe të gjithë shoqërisë, duke vlerësuar se përfshirja e studentëve është thelbësore për hartimin e një strategjie që pasqyron nevojat reale të arsimit të lartë dhe adreson sfidat e tij.

Ai i ftoi studentët që, përveç kërkesave dhe shqetësimeve për kushtet e studimit, të paraqesin ide dhe propozime konkrete për të ardhmen e universiteteve dhe përmirësimin e cilësisë së studimeve.

Cilësia e programeve dhe lidhja me tregun e punës

Një nga çështjet kryesore të diskutimit ishte cilësia dhe oferta e programeve universitare, përgatitja e të diplomuarve për jetën profesionale dhe përputhja e njohurive e shkathtësive të fituara gjatë studimeve me kërkesat e tregut të punës.

Sipas ministrit Çeku, studimet duhet t’u mundësojnë të rinjve të punësohen në profesionin e tyre, të arrijnë pavarësi ekonomike dhe të përmirësojnë mirëqenien.

Për të orientuar diskutimin, ai kërkoi nga studentët të ndajnë përvojat e tyre lidhur me përgatitjen që ofrojnë studimet për tregun e punës, qasjen në mjetet e nevojshme për mësim dhe mundësitë për hulumtim shkencor.

Po ashtu, studentët u ftuan të flasin për pengesat që hasin gjatë ndjekjes dhe përfundimit të studimeve, përvojën e përditshme në universitet dhe fakultet, si dhe mundësitë që kanë për të shprehur mendimet e tyre dhe për të pasur trajtim të barabartë.

Ministri kërkoi që shqetësimet dhe rekomandimet e studentëve të shërbejnë si bazë për përmirësimin e përvojës universitare dhe zhvillimin e arsimit të lartë.

Konsultimet në Prishtinë pasojnë takimet me mësimdhënësit, drejtuesit e universiteteve dhe prindërit. Sipas Ministrisë së Arsimit, bashkëbisedimet me studentët do të vazhdojnë në Gjilan dhe në rajonet e tjera të Kosovës.

Related

Previous Post

Putin dhe Xi zhvillojnë dy orë bisedime në Kinë: Synojmë një rend botëror shumëpolar më të drejtë

Next Post

Opozita anti-Netanyahu fiton betejën e parë në Izrael, merr drejtimin e parlamentit

Next Post
Opozita anti-Netanyahu fiton betejën e parë në Izrael, merr drejtimin e parlamentit

Opozita anti-Netanyahu fiton betejën e parë në Izrael, merr drejtimin e parlamentit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.