Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama: Buxheti i vitit 2027 arrin në 10 miliardë euro, opozita braktis sallën gjatë fjalimit të kryeministrit

Qendra Info by Qendra Info
18/11/2026
in Lajme
0
Rama: Buxheti i vitit 2027 arrin në 10 miliardë euro, opozita braktis sallën gjatë fjalimit të kryeministrit
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë po shqyrton projektbuxhetin për vitin 2027 dhe paketën fiskale. Kryeministri Edi Rama e cilësoi atë si buxhetin më të madh në historinë e vendit, me vlerë prej 10 miliardë eurosh, ndërsa u përplas në distancë me opozitën për gjendjen ekonomike. Deputetët e Partisë Demokratike u larguan nga salla në momentin kur Rama mori fjalën, por u rikthyen pas përfundimit të fjalimit të tij.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, Rama tha se masat e parashikuara synojnë të ulin koston e jetesës për familjet, të lehtësojnë barrën tatimore për shtresën e mesme dhe të rrisin mbështetjen për pensionistët.

Kryeministri iu përgjigj edhe kritikave të opozitës për ekonominë, duke pretenduar se ajo është trefishuar që kur Partia Socialiste mori drejtimin e qeverisë.

“Kemi fituar çdo garë statistikash me këta të lodhurit këtu. Ndryshe nga sa pëllasin e ulërasin ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë e kurrë mos kuptofshin, ekonomia shqiptare është më e fortë se asnjëherë tjetër”, deklaroi Rama.

Rama pranon vonesat në rindërtimin në Tiranë

Një pjesë e fjalimit të kryeministrit iu kushtua edhe çështjes së strehimit social dhe procesit të rindërtimit në kryeqytet.

Rama pranoi se në Tiranë ka vonesa në këtë proces, duke ia atribuuar situatën mungesës së drejtimit të Bashkisë së Tiranës gjatë dy viteve të fundit. Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e fondeve të parashikuara për strehimin dhe rindërtimin nuk është vënë në përdorim.

“Ne kemi problem me rindërtimin në Bashkinë e Tiranës, se ka dy vjet pa kokë, sepse një shumë e madhe në dispozicion të strehimit dhe rindërtimit nuk është vënë në lëvizje”, tha kryeministri.

Ai bëri të ditur gjithashtu se programi i ri i strehimit synon të ndihmojë rreth 10 mijë familje.

Rama mbron investimet e huaja dhe ironizon opozitën

Gjatë debatit në Kuvend, kryeministri mbrojti investimet e huaja, duke e cilësuar kundërshtimin ndaj tyre si “vetëvrasje ekonomike”.

Ai komentoi edhe kërkesën e Partisë Demokratike për të diskutuar në Kuvend lidhur me protestën, duke ironizuar opozitën për faktin se, sipas tij, protestuesit nuk e kishin pranuar t’u bashkohej.

“Të jesh në qeveri dhe të protestojnë kundër qeverisë është gjëja më e natyrshme. Por të jesh në opozitë dhe të mos të pranojnë t’i afrohesh protestës është gjëja më e dhimbshme”, u shpreh Rama.

Berisha sulmon Ramën pas rikthimit të opozitës në sallë

Pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit, deputetët demokratë u rikthyen në sallën e Kuvendit. Fjalën në emër të grupit parlamentar të PD-së e mori kreu i kësaj partie, Sali Berisha, pasi Gazment Bardhi ishte i përjashtuar nga seanca.

Berisha, i cili ka paralajmëruar se PD-ja do të votojë kundër projektbuxhetit, e nisi fjalën me kritika ndaj Ramës për largimin nga salla.

“Siç e patë vetë, Padrino ia mbathi me bisht ndër shalë. Ia mbathi sepse e di që kjo është hera e fundit që ai paraqet buxhet në këtë sallë”, deklaroi Berisha.

Pas fjalimit të kryeministrit, edhe Rama dhe një pjesë e deputetëve socialistë u larguan nga salla në momentin kur Berisha nisi diskutimin.

Projektbuxheti 2027 dhe hapat e miratimit

Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon shpenzime në vlerën e rreth 976 miliardë lekëve, ndërsa të ardhurat dhe masat fiskale janë pjesë e diskutimit parlamentar.

Pas shqyrtimit dhe miratimit në parim në Kuvend, projektbuxheti do t’i rikthehet komisioneve parlamentare për shqyrtim nen për nen, përpara se të kalojë sërish në seancë plenare për miratim në tërësi.

Në të njëjtën seancë plenare janë në shqyrtim edhe projektligjet që përbëjnë paketën fiskale, si dhe ndryshimet në ligjin për strehimin social.

Related

Previous Post

DASH miraton shitjen e sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, marrëveshja kap vlerën e 210 milionë dollarëve

Next Post

Kosova dhe Shqipëria në të njëjtën vazo për Euro 2028, më 6 dhjetor mësojnë kundërshtarët

Next Post
Kosova pëson humbje 3:0 nga Irlanda, por siguron qëndrimin në Ligën B të Kombeve

Kosova dhe Shqipëria në të njëjtën vazo për Euro 2028, më 6 dhjetor mësojnë kundërshtarët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.