Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta lokale. Vetëm në disa rajone mund të ketë reshje të dobëta dhe të izoluara shiu.
Erërat e fuqishme pritet të dobësohen pas mesnatës, por nga mesdita do të intensifikohen sërish, duke fryrë nga jugperëndimi me shpejtësi prej 40 deri në 58 km/h.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 18°C

