Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama mbledh Asamblenë e PS-së në Tiranë, Veliaj u dërgon mesazh socialistëve: Mos lejoni që historia jonë të zëvendësohet nga pushteti i pamerituar

Qendra Info by Qendra Info
21/11/2026
in Lajme
0
Rama mbledh Asamblenë e PS-së në Tiranë, Veliaj u dërgon mesazh socialistëve: Mos lejoni që historia jonë të zëvendësohet nga pushteti i pamerituar
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën kur kryeministri Edi Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, kryetari i pezulluar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka drejtuar një mesazh socialistëve, duke kritikuar drejtimin e partisë dhe atë që e cilëson si zëvendësim të parimeve me privilegje dhe besnikëri të verbër ndaj drejtuesit.

Në mesazhin e tij, Veliaj kujton vitin 2015, kur, sipas tij, u ndërtua një organizatë politike e bazuar në punë, progres dhe qytetari. Ai thekson se fitoret elektorale të socialistëve nuk erdhën nga bandat apo grupet e forta, por nga puna dhe kontributi i anëtarëve të partisë dhe qytetarëve të Tiranës.

“Prej vitit 2015 ndërtuam bashkë një organizatë që besonte te puna, progresi dhe qyteti. Fitoret tona nuk na i dhanë as bandat, as krimi dhe as të fortët. Ato i ndërtuam me djersën e socialistëve dhe qytetarinë e Tiranës. Po a jemi ende ajo parti?”, shkruan Veliaj.

Ai kritikon atë që e quan zëvendësim të socialistëve që kontribuuan ndër vite me zyrtarë që, sipas tij, përfitojnë privilegje dhe pushtet.

“Hidhni një sy nga shoku në krah. A është ende socialisti me të cilin ndamë betejat dhe fitoret, apo vendin e tij e kanë zënë ministruca e drejtoruca, që pushtojnë territore me privilegje, në vend që të pushtojnë zemrat e qytetarëve?”, thuhet në mesazhin e tij.

Veliaj kritikon besnikërinë e verbër ndaj drejtuesit

Në vijim, Veliaj shpreh pakënaqësinë për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen socialistët që kanë kontribuuar në ngritjen e partisë dhe për faktin që besnikëria ndaj drejtuesit po vendoset mbi parimet politike.

“Më pikëllon të shoh një parti ku drejtuesi u hakërrehet socialistëve që e ngritën në krye, ku mijëra vota e vite sakrificash fshihen me një klithmë të tij dhe ku besnikëria e verbër ndaj tij vlen më shumë se besnikëria ndaj parimeve”, shkruan ai.

Veliaj e përmbledh mesazhin e tij me deklaratën: “Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegjesh!”.

Ai gjithashtu thotë se, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet, nuk ka hequr dorë nga bindjet dhe përgjegjësia për atë që, sipas tij, është ndërtuar ndër vite.

“Unë sot vërtet i kam duart e lidhura, por jo kujtesën, bindjet dhe përgjegjësinë për atë që ndërtuam bashkë”, thekson Veliaj.

Në fund, ai u bën thirrje socialistëve të Tiranës që të ruajnë qytetarinë dhe kontributin e tyre politik, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Mos lejoni që historia jonë të zëvendësohet nga pushteti i pamerituar”.

Mesazhi i plotë i Erion Veliajt

Të dashur miq dhe socialistë të Tiranës!

Prej vitit 2015 ndërtuam bashkë një organizatë që besonte te puna, progresi dhe qyteti. Fitoret tona nuk na i dhanë as bandat, as krimi dhe as të fortët. Ato i ndërtuam me djersën e socialistëve dhe qytetarinë e Tiranës.

Po a jemi ende ajo parti?

Hidhni një sy nga shoku në krah. A është ende socialisti me të cilin ndamë betejat dhe fitoret, apo vendin e tij e kanë zënë ministruca e drejtoruca, që pushtojnë territore me privilegje, në vend që të pushtojnë zemrat e qytetarëve?

Më pikëllon të shoh një parti ku drejtuesi u hakërrehet socialistëve që e ngritën në krye, ku mijëra vota e vite sakrificash fshihen me një klithmë të tij dhe ku besnikëria e verbër ndaj tij vlen më shumë se besnikëria ndaj parimeve.

Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegjesh!

Unë sot vërtet i kam duart e lidhura, por jo kujtesën, bindjet dhe përgjegjësinë për atë që ndërtuam bashkë.

Tirana është qyteti i rinisë, kulturës dhe optimizmit. Tirana është zemra jonë e madhe.

Ruajeni qytetarinë dhe djersën socialiste. Mos lejoni që historia jonë të zëvendësohet nga pushteti i pamerituar.

Me mall, respekt, përulje dhe mirënjohje,

Miku dhe shoku juaj,

Socialisti me duar të lidhura,

Erion Veliaj

Related

Previous Post

Ndihmë deri në 258.40 euro në muaj për prindërit shqiptarë në Slloveni: Kush ka të drejtë dhe si të aplikojë?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.