Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit, në rend dite edhe buxheti i komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Qendra Info by Qendra Info
23/11/2026
in Lajme
0
Kuvendi nis procesin për zgjedhjen e gjyqtarëve të Kushtetueses
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, e hënë, më 23 nëntor 2026, në orën 11:00, për të shqyrtuar rendin e ditës të seancës së ardhshme plenare. Ndër pikat e propozuara është edhe miratimi i buxhetit të komisionit parlamentar hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Komisioni hetimor ka për qëllim shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse në lidhje me këtë rast, si dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Në rendin e propozuar të seancës plenare përfshihen gjithashtu deklarimet e deputetëve jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Përveç mbledhjes së Kryesisë, gjatë ditës janë paraparë edhe takime të tri komisioneve parlamentare.

Komisioni për Integrim Evropian do të mblidhet në orën 09:45, ku është planifikuar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dick Schuebel.

Ndërkaq, Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë dhe Familje do të zhvillojë një takim në orën 10:30 me komisionin qeveritar përgjegjës për njohjen dhe verifikimin e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Në këtë takim pritet të diskutohen çështjet që lidhen me procedurat dhe sfidat në procesin e njohjes së këtij statusi.

Sipas kalendarit zyrtar të Kuvendit, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mblidhet në orën 12:00.

Mbledhja e Kryesisë pritet të përcaktojë çështjet që do të procedohen për shqyrtim në seancën e ardhshme plenare të Kuvendit të Kosovës.

Related

Previous Post

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës sot

Next Post

SHBA kërkon garanci sigurie për Ukrainën sipas modelit të NATO-s, Kushner paralajmëron negociata të reja me Rusinë

Next Post
Kongresi amerikan heton Jared Kushner për fondin saudit 2 miliardë dollarë dhe konflikt interesi

SHBA kërkon garanci sigurie për Ukrainën sipas modelit të NATO-s, Kushner paralajmëron negociata të reja me Rusinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.