Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por dukshëm më i ftohtë krahasuar me ditët e kaluara. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, ndërsa në disa rajone pritet të ketë edhe ngrica.
Pavarësisht temperaturave të ulëta, kushtet atmosferike do të jenë kryesisht të qëndrueshme gjatë gjithë ditës.
Temperaturat minimale në disa rajone pritet të zbresin deri në -3°C, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të lëvizin rreth 5°C.

