Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PS përjashton Elisa Spiropalin nga grupi parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë – deputetja paralajmëron konferencë për shtyp

Qendra Info by Qendra Info
24/11/2026
in Lajme
0
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen e luftës së UÇK-së
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste në Shqipëri ka vendosur përjashtimin e Elisa Spiropalit nga radhët e tij, duke konfirmuar kështu vendimin e marrë më herët nga Asambleja e PS-së. Në votimin e zhvilluar në një mbledhje me dyer të mbyllura, të gjithë deputetët e pranishëm votuan pro, ndërsa Erion Braçe dhe Bledi Çuçi abstenuan. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.

Vendimi u mor të martën, më 24 nëntor, pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ku u diskutua për përjashtimin e Spiropalit, e cila ishte pjesë e këtij grupi që nga shtatori i vitit 2017.

Sipas burimeve të Report TV, në mbledhje nuk u paraqit ndonjë arsye konkrete për përjashtimin e saj. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka prezantuar vendimin e marrë nga Asambleja e partisë, ndërsa kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, e ka mbështetur atë dhe e ka hedhur në votim.

Balla: Më vjen keq që arritëm në këtë vendimmarrje

Pas përfundimit të mbledhjes, Taulant Balla deklaroi se i vjen keq që është arritur deri te përjashtimi i Spiropalit, por theksoi se vendimi është marrë në përputhje me statutin e PS-së dhe rregulloren e grupit parlamentar.

“Pas 9 vitesh në këtë grup, mua më vjen shumë keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje. Në rastin në fjalë kemi një vendim që është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores”, deklaroi Balla.

Ai shtoi se çështjet që lidhen me organizimin dhe disiplinën e brendshme të partisë nuk janë objekt diskutimi me mediat, ndërsa paralajmëroi se dokumentacioni për vendimmarrjen do t’i vihet në dispozicion Kuvendit.

Spiropali: Flasim nesër në orën 11:00

Pas vendimit, Elisa Spiropali reagoi përmes rrjeteve sociale, duke njoftuar se të mërkurën do të mbajë një konferencë për shtyp në ambientet e Kuvendit.

“Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi”, shkroi Spiropali.

Kjo pritet të jetë paraqitja e saj e parë publike pas vendimit për përjashtimin nga grupi parlamentar i PS-së.

PS mbetet me 81 deputetë në grupin parlamentar

Me përjashtimin e Spiropalit, numri i deputetëve të Partisë Socialiste në grupin parlamentar zbret në 81.

Sipas raportimit të Report TV, mazhoranca ka aktualisht 84 vota, të cilat i duhen për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Kjo shumicë mbetet e varur nga mbështetja e tre deputetëve të Tom Doshit.

Vendimi për përjashtimin e Spiropalit vjen rreth dhjetë ditë pas vendimit të Asamblesë së PS-së për largimin e saj nga të gjitha forumet e partisë.

Related

Previous Post

Ali Ahmeti i drejtohet ministrit të Drejtësisë në RMV: Provimi i jurisprudencës duhet të mbahet edhe në gjuhën shqipe

Next Post

E mërkura me vranësira, në mbrëmje priten reshje shiu dhe bore

Next Post
Moti sot, e martë, në Kosovë: Temperaturat deri në 20 gradë Celsius

E mërkura me vranësira, në mbrëmje priten reshje shiu dhe bore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.