Kuvendi i Kosovës ka miratuar shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).
Për shkarkimin e Malsore Gashi-Bajraktarit votuan 60 deputetë, asnjë nuk votoi kundër, ndërsa një deputet abstenoi.
Eshref Shabani u shkarkua me 61 vota për. Për shkarkimin e Arlinda Demit votuan 60 deputetë, ndërsa një abstenoi. Ndërkaq, shkarkimi i Arben Mehmetit u miratua me 61 vota për.
Propozimi ishte miratuar paraprakisht nga komisioni parlamentar
Procedimi i vendimit për shkarkimin e katër anëtarëve ishte bërë paraprakisht nga Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Më 11 nëntor, ky komision kishte miratuar me shumicë votash propozimin për lirimin e tyre nga detyra.
Cili është roli i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës?
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka për detyrë shqyrtimin e ankesave të nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil.
Po ashtu, ky institucion monitoron institucionet publike për zbatimin e rregullave dhe procedurave që rregullojnë shërbimin civil në Kosovë.

