Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

FSK-ja hap nesër dyert për qytetarët, “Dita e Forcës” shënohet në tetë qytete të Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
27/11/2026
in Lajme
0
FSK-ja hap nesër dyert për qytetarët, “Dita e Forcës” shënohet në tetë qytete të Kosovës
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të 28 Nëntorit, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i hapë nesër dyert për qytetarët, duke u dhënë mundësi të shohin nga afër kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe personelin e saj.

“Dita e Forcës” do të shënohet në të gjitha kazermat e FSK-së, ndërsa aktivitetet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në orën 13:30.

Qytetarët do të mund të vizitojnë kazermat dhe të njihen më nga afër me pajisjet, kapacitetet dhe punën e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Aktivitetet do të organizohen në Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Prizren, Pomozotin, Istog, Mitrovicë dhe Gjilan.

Aktiviteti qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë edhe krerët e institucioneve të shtetit.

Shënimi i “Ditës së Forcës” në prag të 28 Nëntorit u ofron qytetarëve mundësinë të njihen nga afër me zhvillimin dhe kapacitetet e FSK-së.

Related

Previous Post

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës sot

Next Post

Zelensky kritikon SHBA-në: Vonesat në dërgimin e raketave Patriot po kushtojnë jetë njerëzish në Ukrainë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.