Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe reshje të shpeshta shiu e bore. Reshjet e shiut gradualisht do të shndërrohen në reshje bore, fillimisht në shumë rajone të Rrafshit të Kosovës, për t’u përhapur më pas edhe në pjesët e tjera të vendit.
Gjatë mbrëmjes dhe natës pritet intensifikim i reshjeve të borës, të cilat do të përfshijnë edhe Rrafshin e Dukagjinit.
Deri në mëngjesin e së dielës pritet të krijohen shtresa bore pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithëse në disa pjesë të Dukagjinit ato mund të jenë minimale.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -1°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 6°C.

