Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidentja Shiroka Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri kuqezi na bashkon përtej kufijve shtetërorë

Qendra Info by Qendra Info
28/11/2026
in Lajme
0
Presidentja Shiroka Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri kuqezi na bashkon përtej kufijve shtetërorë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj date, unitetin kombëtar dhe përgjegjësinë për ruajtjen e trashëgimisë shqiptare.

Në mesazhin e saj të urimit, presidentja ka rikujtuar aktin historik të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, duke vlerësuar përpjekjet dhe sakrificën e brezave që luftuan për lirinë e atdheut.

“28 Nëntori është dita kur historia, krenaria dhe identiteti ynë kombëtar marrin kuptim të veçantë. Më 1912, në Vlorë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi dhe shpalli Shqipërinë të lirë e të pavarur”, ka theksuar presidentja.

Shiroka Pula ka nënvizuar se flamuri me shqiponjën dykrenare mbetet simbol i unitetit kombëtar, duke i bashkuar shqiptarët kudo që jetojnë, pavarësisht kufijve shtetërorë.

“Sot, flamuri me shqiponjën dykrenare valëvitet me krenari kudo ku jetojnë shqiptarët. Ai na bashkon përtej kufijve shtetërorë dhe na kujton rrënjët, gjuhën, historinë dhe identitetin që na lidh përgjithmonë”, ka deklaruar ajo.

Presidentja ka bërë thirrje për nderimin e sakrificës së brezave të mëparshëm, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe përcjelljen e trashëgimisë historike te brezat e ardhshëm.

“Nderim për ata që luftuan dhe sakrifikuan. Krenari për flamurin që na bashkon. Përgjegjësi për ta ruajtur dhe përcjellë këtë trashëgimi te brezat që vijnë. Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë!”, ka përfunduar presidentja Shiroka Pula.

Related

Previous Post

E shtuna me reshje shiu dhe bore, pritet krijimi i shtresave të borës

Next Post

Edi Rama uron 114-vjetorin e Pavarësisë: Ky është 28 Nëntori më i afërt me Evropën e Bashkuar

Next Post
“Kemi raketa Javelin dhe tri anije patrulluese”, Rama: Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshirë edhe Serbinë

Edi Rama uron 114-vjetorin e Pavarësisë: Ky është 28 Nëntori më i afërt me Evropën e Bashkuar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.