Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Thellohet deficit tregtar, arrin në 1.17 miliard euro

Bazuar në të dhënat zyrtare të publikuara nga ASK, bilanci tregtar i mallrave në Kosovë në tre mujorin e dytë të këtij viti rezultoi të kishte deficit tregtar prej 1.17 miliard euro, që korrespondon me një rritje vjetore prej 22.6 për qind.

rinor_post by rinor_post
15/11/2022
in Ballina
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

kryesore e rritjes së deficit tregtar ndërlidhet me rritjen e theksuar të importit të mallrave.”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së. Ndërsa eksporti mbetet dukshëm më i ultë kundër importit. Eksporti i mallrave në Kosovë gjatë TM2 të këtij viti ishte rreth 231 milionë euro, ndërsa importi arriti vlerën prej 1.39 miliard euro. Eksporti i mallrave arrin të mbulojë 16.6 për qind të mallrave të importuara apo 1 me 6 proporcionin e bilancit tregtar. Përderisa deficiti në llogarinë rrjedhëse përbën një problem strukturor në ekonominë e vendit, rritja e vazhdueshme e importit të mallrave konsumuese dhe të ndërmjetme sinjalizon për rritjen e ndjeshmërisë së ekonomisë së vendit ndaj dinamikave të ardhshme në tregjet ndërkombëtare. Eksporti i mallrave në TM2 2022 shënoi rritje vjetore prej 20.76 për qind, rritje që kryesisht i atribuohet rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe në shkallë më të ulët rritjes së sasisë së eksportuar.

Çka eksportoj Kosova për 6 muaj sipas BQK-së

Kosova ka vazhduar të eksportoj kryesisht metale bazë dhe artikuj prej tyre, në vendet e BE-së u eksportuan kryesisht materiale prej plastike, produkte minerale, dhe artikuj nga metalet bazë. Ndërsa, rritja e eksporteve drejt tregut amerikan kryesisht konsiston në dyshekë. Dinamikat inflacioniste janë reflektuar në tregtinë e jashtme të Kosovës kryesisht përmes rritjes së vlerës së eksporteve në kategoritë si artikujt e plastikës, produktet minerale, dhe artikujt ushqimor.

“Rritja e importit që karakterizoi ekonominë e Kosovës gjatë vitit 2022 përgjithësisht dhe gjatë TM2 2022 kryesisht i atribuohet dinamikave të çmimeve, përderisa vlerësimet sugjerojnë për ngadalësim të kërkesës së përgjithshme në vend. Vlera e importeve në vend arriti në 1.39 miliard euro në TM2 2022, dhe sugjeron për një rritje prej 22.3 për qind. Përderisa struktura e partnerëve tregtar dhe kategorive kryesore të importit mbeti e pandryshuar, Kosova kryesisht importoi produkte minerale dhe metale nga vendet e rajonit, ndërsa artikuj ushqimor dhe metale nga vendet e BE-së. Deri sa nga vendet si Kina, kryesisht u importuan makineri, pajisje elektrike, dhe artikuj prej plastike. Ndërkohë që çmimet kryesisht kanë ndikuar importet e mallrave për konsum dhe mallrat e ndërmjetme si pasojë e rritjes së çmimeve që ndërlidhen kryesisht nga kategoria e ushqimit dhe energjisë, vendet nga janë importuar këto kategori kanë mbetur të pandryshuara.”, thuhet në raport. /IndeksOnline/

Related

Previous Post

Shefi i Binance kërkon rregulla të reja në industrinë e kriptovalutave

Next Post

“Pagat të rriten deri në 30%”, vjen lajmi i fundit për 80 mijë punëtorët e sektorit publik

Next Post
Rritja e pagave në sektorin publik e privat vlerësohet nevojë urgjente

“Pagat të rriten deri në 30%”, vjen lajmi i fundit për 80 mijë punëtorët e sektorit publik

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.