Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Qeveria sqaron për studentët që nuk i morën shtesat: Po vazhdon procesi i verifikimit

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
03/12/2022
in Ballina
0
Qeveria sqaron për studentët që nuk i morën shtesat: Po vazhdon procesi i verifikimit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të martën që që shkoi, ndau shtatë milionë euro për punëtorët e sektorit publik dhe studentët.

Në këtë mënyrë ekzekutivi realizoi premtimin për ndarjen e shtesave prej 100 eurove për këto dy kategori, si pjesë e pakos për përballje me inflacionin.

Megjithatë, disa studentë u ankuan se në xhirollogaritë e tyre nuk janë transferuar këto mjete.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Komisioni Zbatues është duke e vazhduar punën për verifikimin e aplikimeve të pranuara.

“Javën që lamë pas janë proceduar pagesat për grupin e parë të studentëve. Komisioni Zbatues është duke vazhduar punën për verifikimin e aplikimeve të pranuara”, ka thënë Kryeziu.

Aplikimi për studentët ka qenë i hapur 20 tetori deri më 6 nëntor, në platformën e-Kosova, përderisa të drejtë për të aplikuar kanë pasur të gjithë studentët që vijojnë studimet në universitetet dhe kolegjet e akredituara në vend.

Kujtojmë se deri më tani shtesat prej 100 eurove janë ndarë për pensionistët, kategoritë sociale dhe punëtorët e sektorit publik për muajin shtator dhe tetor me nga 50 euro.

Qeveria me Pakon e fundit ka paraparë ndarjen e shtesave direkte për punëtorët e sektorit publik me nga 50 euro nga muaji shtator, të ndërmarrjeve publike me 100 euro të njëhershme, si dhe pensionistët dhe studentët me nga 100 euro të njëhershme

 

Related

Previous Post

Top 10 rrjetet e hoteleve më të mira, dominojnë ato amerikane

Next Post

Shefja e FMN-së: Rritja ekonomike botërore për vitin e ardhshëm do të jetë nën 2 për qind

Next Post
Shefja e FMN-së: Rritja ekonomike botërore për vitin e ardhshëm do të jetë nën 2 për qind

Shefja e FMN-së: Rritja ekonomike botërore për vitin e ardhshëm do të jetë nën 2 për qind

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.