Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Ballina

Rënia e ndjeshme e rritjes ekonomike në Kosovë, sfidë për konsumatorët dhe bizneset

05/12/2022
in Ballina
Reading Time: 5 mins read
Rënia e ndjeshme e rritjes ekonomike në Kosovë, sfidë për konsumatorët dhe bizneset
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Raportet e institucioneve ndërkombëtare thonë se trysnia e krijuar nga inflacioni global pas agresionit rus në Ukrainë, ka ndërprerë rrugën e rimëkëmbjes së hovshme ekonomike të Kosovës.

Institucione si Banka Botërore kanë ulur parashikimet për rritje ekonomike të Kosovës këtë vit në 3.2 për qind, një shifër shumë më e ultë se vitin e kaluar kur Kosova shënoi rritje ekonomike mbi 10 për qind.

Në një punëtori të vogël në qendër të Prishtinës, Veton Jusufi prej mbi 35 vjetësh ushtron zejen e prodhimeve nga lëkura.

Në rafte shihen çanta e kuleta, punë dore e Jusufit.

“Punoj vetëm me një lloj të lëkurës, është lëkurë lope e cila përpunohet vetëm në ujë të perimeve edhe në kripë. Procesi i përpunimit të një cope të lëkurës zgjatë diku 40 ditë, meqë rri në ujë pastaj i hiqen qimet më dërrasë dhe teret në diell. Ajo neve mandej na mundëson kohëzgjatje, gravim, ngjyrosje edhe shumëçka tjetër”, thotë Jusufi.

Ai thekson se interesimi për prodhimet e tij është i lartë por fuqia blerëse është e kufizuar.

“Nuk ka njeri që kalon këtu pranë dyqanit e nuk ndalet të shohë e të pyesë për punën tonë. Por për standardin që e kemi ne sot, këto janë mallra të shtrenjta, edhe pse ne punojmë me një të pestën e çmimit sa e kanë vlerën këto punime në perëndim, por prapë është shtrenjtë për komunitetin tonë”, shton ai.

Që nga agresioni rus në Ukrainë, mirëmbajtja e kësaj veprimtarie është bërë edhe më sfiduese për të, për shkak të çmimit të lëndës së parë.

“Çmimi i lëkurës është rritur mbi 30 për qind si çmim, si vlerë e cila për bazë e ka dollarin. Tash në muajt e fundit devalvimi i euros në krahasim me dollarin na e ka shtrenjtuar edhe për 15 për qind lëkurën, njëjtë ngjyrat, ngjitësit e të gjitha tjerat që lëvizin në bazë të berzës e dollarit. Pra çmimet mund të them se kanë shkuar deri në 40 apo 45 për qind më lart se që kanë qenë”, thotë ai.

Reklama

Në përpjekje për të ruajtur klientët, ai thotë se nuk i ka ngritur çmimet e prodhimeve aq sa janë ngritur çmimet e lëndëve të para.

“Në princip ka qenë kjo, por edhe ngritja e një çmimi prej 40 apo 50 për qind është shumë e madhe dhe në një mënyrë psikologjikisht ndikon shumë te njerëzit. Atëherë ne kemi menduar të bëjmë një zbritje të fitimit, një ngritje të çmimit edhe ta sjellim në një vend ku as klienti nuk do ta vërej shumë por edhe ne të mos punojmë me humbje”, shprehet tutje.

Sipas raporteve nga institucionet ndërkombëtare, trysnia e krijuar nga inflacioni global pas agresionit rus në Ukrainë, ka ndërprerë rrugën e rimëkëmbjes së hovshme ekonomike të Kosovës pas pandemisë së COVID-19.

Institucione si Banka Botërore kanë ulur parashikimet për rritje ekonomike të Kosovës këtë vit në 3.2 për qind, një shifër shumë më e ultë se vitin e kaluar kur Kosova shënoi rritje ekonomike mbi 10 për qind.

Ekspertë të fushës së ekonomisë thonë se këto parashikime kanë qenë të pritshme për shkak të krizës ekonomike që ka nxitur gjithandej lufta në Ukrainë.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Lekë Musa, njohës i fushës së ekonomisë, tha se konsumi ka qenë faktor thelbësor i zhvillimit ekonomik të Kosovës në 20 vjetët e fundit, ndërsa theksoi se rënia e tij godet posaçërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Tani në kohë krizash konsumi ka tendencë të ngadalësohet dhe të bie dhe të ketë një ndikim në shumë sektorë, kryesisht atë primar të furnizimit, e dijmë që në Kosovë shporta e konsumit kryesisht ka të bëjë me produktet bazike ushqimore dhe mund të pritet që kjo të ketë një efekt në ndërmarrje të vogla dhe të mesme për shkak të rënies së konsumit dhe kjo atuomatikisht do të ketë edhe efektin në vende të punës”, thotë ai.

Reklama

Ish kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, i tha Zërit të Amerikës se rënia e rritjes ekonomike të Kosovës ngre shqetësime mbi mirëqenien ekonomike në vend.

“Ka pasoja në të ardhurat e qytetarëve, ka pasoja në shumë projekte të cilat kanë qenë të pritshme në përmirësimin e infrastrukturës publike, përmirësimin e sektorit të energjisë e kështu me radhë. Në fund të ditës pasojat e një rënieje të tillë të rritjes ekonomike e ndiejnë qytetarët, e ndiejnë kompanitë dhe normalisht pjesa tjetër që janë të ndërlidhur dhe sigurisht buxheti i vendit”, thotë zoti Rukiqi.

“Çmimet janë ngritur, mundësia e blerjes ka rënë, njerëzit janë në krizë mjaft të madhe. Meqë rritja ekonomike te ne është e ultë, mendoj se kjo krizë ekonomike në kohën e fundit është një ndër krizat më të mëdha që kemi përjetuar ne si qytetarë të rëndomtë”, thotë Bashkim Shkurti, banor i Prishtinës.

Reklama

“Gjatë këtij viti çmimet janë rritur në shkallë të papërballueshme për familjet, pagat pë rata që janë në punë kanë mbetur të njejta si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Gjithashtu nuk kanë lëvizur pensionet qe sa vite, në të gjitha shtetet serioze pensionet duhet të lëvizin në bazë të shkallës së inflacionit”, thotë një tjetër banor i Prishtinës, Sejdi Osmani.

Në raportin e Bankës Botërore thuhet se në kontekstin aktual, për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve duhet të mbështeten kategoritë më të cenueshme të shoqërisë.

Sipas një hulumtimi të Institutit për Studime të Avancuar GAP, qeveria e Kosovës nga muaji janar e deri në muajin qershor të këtij viti ka ndarë mbi 125 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike.

Reklama

Musa tërheq vërejtjen te mënyra e organizimit të ndihmës financiare për kategoritë e cenueshme.

“Mendoj se politikat duhet të planifikohen në një formë që përpos ndikimit direkt te shtresat që dëshirohet të ndihmohen, të arrijmë të kemi edhe një ndikim në ekonomi. Kjo mund të bëhet duke bërë përzgjedhjen e duhur të këtyre shtresave që ndihmohen por edhe të shihet në anën tjetër që kjo ndihmë të jetë e ndërtuar në atë formë që efektet të ndërlidhen me sektorë të caktuar ku në mënyrë indirekte ndihmohen ta zëmë këta sektorët primarë të prodhimit të ushqimeve apo të një zinxhiri të furnizimit i cili mund të krijojë edhe vende pune”, thotë ai.

“Urgjentisht të trajtohet kjo pjesa e investimeve publike, urgjentisht të merren masa për të lehtësuar investime në energji që janë disa prej investimeve që mund të nxisin kapital privat apo edhe projekte publiko private, e njejta vlen për shëndetësinë, e njejta vlen edhe për pjesën e përkrahjes së vazhdueshme për eksport, për ta shfrytëzuar këtë moment që kemi rritje të eksportit dhe ta dyfishojmë atë”, deklaroi Rukiqi.

Reklama

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2023 pritet të jetë tre deri katër për qind./ VoA.

Related

Previous Post

Media arabe: Investimi emiratas në Durrës, një nga projektet më inovative në botë

Next Post

Ligji i Pagave, paralajmërohen sërish protesta – kërkohet reflektim nga Qeveria

Next Post
Ligji i Pagave, paralajmërohen sërish protesta – kërkohet reflektim nga Qeveria

Ligji i Pagave, paralajmërohen sërish protesta – kërkohet reflektim nga Qeveria

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

35 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut – gurthemel i shtetësisë së Kosovës

35 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut – gurthemel i shtetësisë së Kosovës

02/07/2025
Bilanci i Trump/ 100 ditët e presidentit që po trondit botën

Trump: Izraeli ka pranuar kushtet për armëpushim 60-ditor në Gaza – Marrëveshja në pritje të përgjigjes së Hamasit

02/07/2025
Bien temperaturat në fundjavë

E mërkura sjell mot të nxehtë dhe me diell në Kosovë – Deri në 33°C në Dukagjin

02/07/2025
Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

01/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

35 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut – gurthemel i shtetësisë së Kosovës

35 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut – gurthemel i shtetësisë së Kosovës

02/07/2025
Bilanci i Trump/ 100 ditët e presidentit që po trondit botën

Trump: Izraeli ka pranuar kushtet për armëpushim 60-ditor në Gaza – Marrëveshja në pritje të përgjigjes së Hamasit

02/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info