Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Ballina

Media arabe: Investimi emiratas në Durrës, një nga projektet më inovative në botë

“Zhvilluesi global i pronave në Emiratet e Bashkuara Arabe, Eagle Hills ka njoftuar nisjen e projektit për marinën më të madhe të super jahteve në Mesdhe, Durrës Yachts & Marina”, shkruan “Trade Arabia”.

04/12/2022
in Ballina
Reading Time: 2 mins read
Marrëveshja e Portit të Durrësit, të ardhurat do arrijnë 3.2 miliardë euro, shteti fiton 280 mln euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ndër mediet më të mëdha të botës së biznesit “Trade Arabia”, i ka bërë jehonë projektit për portin e Durrësit.

“Zhvilluesi global i pronave në Emiratet e Bashkuara Arabe, Eagle Hills ka njoftuar nisjen e projektit për marinën më të madhe të super jahteve në Mesdhe, Durrës Yachts & Marina”, shkruan “Trade Arabia”.

Sipas “Trade Arabia”, përveç 12 mijë apartamenteve që do ndërtohen, të cilat ofrojnë një jetë të pasur në bregdetin e Adriatikut, projekti përfshin një marinë të re moderne që pret super jahtet më të mëdha në botë; një terminal për linjat e lundrimit ndërkombëtar, i pari i këtij lloji në bregdetin shqiptar; përvoja premium të shitjes me pakicë në ambient të hapur me koncepte unike të blerjeve; parqe dhe hapësira të gjelbra; rezidenca hoteliere të markave më të njohura; klube dhe spa të klasit botëror, si dhe klube ekskluzive të plazhit dhe marinës.

“Trade Arabia” citon investitorin Mohamed Alabbar në lidhje me projektin.

“Ky zhvillim është maja e jetesës luksoze, ndërkohë që sjell në të njëjtën kohë investime të reja, infrastrukturë dhe mundësi afatgjata zhvillimi në Shqipëri.Ne jemi krenarë për partneritetin tonë me qytetarët dhe zyrtarët qeveritarë të këtij kombi të shquar në një projekt transformues inovator që mori dy vjet planifikim dhe modelim nga arkitektë, inxhinierë, konsulentë dhe artistë të njohur ndërkombëtarisht”, është shprehur ai.

Zhvilluesi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka thënë se përmes planifikimit dhe menaxhimit të kujdesshëm urban, Durrës Yachts & Marina do të dizajnohet si një nga qytetet e reja më të qëndrueshme në botë, duke përfshirë praktika miqësore me mjedisin, hapësira të gjelbra dhe teknologji inteligjente për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e CO2, për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe mbrojtjen e burimeve natyrore.

“Ky synim do të arrihet me një infrastrukturë që përfshin menaxhimin e energjisë, ujit dhe trafikut, si dhe mjetet më të fundit të lëvizshmërisë urbane. Duke përdorur teknologjinë më të avancuar të disponueshme sot, ky projekt do të jetë gjithashtu një nga projektet më inovative në botë”, ka shtuar ai.

Sipas Alabbar, ndërtimi i këtij porti nuk hap vetëm destinacionin për vizitorët e nivelit të lartë, por krijon gjithashtu Monakon e Adriatikut.

“Ju keni këtë histori të pabesueshme në sfond, së bashku me atë që do të jetë një destinacion krejtësisht i ri luksoz. Ne kemi bërë shumë projekte speciale gjatë viteve në mbarë botën, por nuk kam dyshim se ky është më i miri prej tyre”, shprehet Alabbar. /atsh/

Related

Previous Post

Paunësia në Kosovë, mbi 30 për qind e të rinjve nuk punojnë ndërsa 70 përqind e femrave janë fuqi joaktive në tregun e punës

Next Post

Rënia e ndjeshme e rritjes ekonomike në Kosovë, sfidë për konsumatorët dhe bizneset

Next Post
Rënia e ndjeshme e rritjes ekonomike në Kosovë, sfidë për konsumatorët dhe bizneset

Rënia e ndjeshme e rritjes ekonomike në Kosovë, sfidë për konsumatorët dhe bizneset

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Spektakël i çmendur në Hipodromin e Zagrebit: Mijëra të pranishëm ndezin flakadanë gjatë “Mallkimit të Mbretit Zvonimir”

Spektakël i çmendur në Hipodromin e Zagrebit: Mijëra të pranishëm ndezin flakadanë gjatë “Mallkimit të Mbretit Zvonimir”

05/07/2025
Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

05/07/2025
Para seancës, shtohen policët dhe kontrolli përreth objektit të Kuvendit

Para seancës, shtohen policët dhe kontrolli përreth objektit të Kuvendit

05/07/2025
“Shqipëria, portë e Ballkanit për SHBA”/ Bushati: Marco Rubio do të vijë në Tiranë

“Shqipëria, portë e Ballkanit për SHBA”/ Bushati: Marco Rubio do të vijë në Tiranë

05/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Spektakël i çmendur në Hipodromin e Zagrebit: Mijëra të pranishëm ndezin flakadanë gjatë “Mallkimit të Mbretit Zvonimir”

Spektakël i çmendur në Hipodromin e Zagrebit: Mijëra të pranishëm ndezin flakadanë gjatë “Mallkimit të Mbretit Zvonimir”

05/07/2025
Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

05/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info