Deputetja e zgjedhur e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për punën e zgjedhjes se presidentit.
Ajo nuk ka folur për emra konkret, duke mos treguar nëse sërish Feride Rushitin do të jetë kandidate e VV-së për presidente.
“Nuk mund të flas për emra tash për shkak se ky është një proces i cili është lënë të diskutohet në mes të partive politike. Siç e dini, është thënë që priten edhe rekomandime të tjera. Zonja Feride Rushiti ishte rekomandim në momentin kur partitë opozitare atëbotë nuk kanë dhënë asnjë propozim, asnjë emër publikisht nuk e kanë përmendur. Ndoshta është momenti që të fillojmë t’i trajtojmë gjërat seriozisht, duke filluar prej qëndrimeve zyrtare të subjekteve politike që dakordohen dhe garantojnë për gjithë deputetët. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, të dyja herën e kaluar nuk kanë pasur propozime konkrete, nuk kanë dhënë asnjë propozim kur janë ftuar në takim për të diskutuar emrat për presidentin”, ka thënë ajo.

