Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

A.V. akuzohet për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje

Qendra Info by Qendra Info
23/05/2025
in Lajme
0
A.V. akuzohet për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.V., pas përfundimit të hetimeve disa mujore, për veprat penale “Spiunazhi”, sipas nenit 124, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, në bazë të nenit 366, paragrafi 1 të po të njëjtit Kod.

Sipas aktakuzës, A.V. dyshohet se nga një datë e pacaktuar e deri në arrestimin e tij më 26 qershor 2024, në cilësinë e Agjentit Rezident, ka mbledhur dhe dërguar informacione dhe dokumente sensitive Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë të Republikës së Serbisë, të cilat cenojnë rendin kushtetues, sigurinë kombëtare dhe jetën e zyrtarëve shtetërorë dhe qytetarëve të Kosovës.

Hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka krijuar një rrjet bashkëpunëtorësh në mesin e të punësuarve serbë në organizata ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Përmes tyre, ai ka siguruar të dhëna dhe raporte që lidhen me aspektet politike dhe të sigurisë në vend, ndërsa një pjesë të informacioneve i ka përdorur për të identifikuar individë të nacionalitetit serb si bashkëpunëtorë të strukturave të sigurisë së Kosovës.

Të gjitha të dhënat dhe dokumentet e mbledhura nga A.V. janë përcjellë tek një zyrtar i lartë i BIA-së, konkretisht R.G., shef i një prej qendrave të kësaj agjencie në Serbi, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të akuzuarit nga Policia e Kosovës, janë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit Crvena Zastava dhe një spërkatës me gaz lotsjellës, të cilat A.V. i mbante pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin në fuqi.

Prokurori i çështjes ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit për të pandehurin deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor dhe ka kërkuar që i njëjti të shpallet fajtor për veprat penale të ngritura në aktakuzë, si dhe të detyrohet të paguajë shpenzimet e procedurës penale.

Related

Previous Post

Kryeministri Kurti pret në një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas: Diskutuan për masat, reformat dhe dialogun me Serbinë

Next Post

Deputetja Duda Balje zbulon ofertën për pozitë në Shkup në këmbim të votës për Haxhiun – përfshihet partia e Kurtit dhe lidhjet me një parti maqedonase

Next Post
Duda Balje ndan rrugët me Kurtin: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Deputetja Duda Balje zbulon ofertën për pozitë në Shkup në këmbim të votës për Haxhiun – përfshihet partia e Kurtit dhe lidhjet me një parti maqedonase

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.