Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

AAK përkujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 27-vjetorin e rënies – Haradinaj: Do t’i nderojmë përjetë

Ardian Emini by Ardian Emini
09/05/2025
in Lajme
0
AAK përkujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 27-vjetorin e rënies – Haradinaj: Do t’i nderojmë përjetë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë homazhe në nder të heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, në 27-vjetorin e rënies së tyre. Në ceremoninë përkujtimore, pjesëmarrës ishin drejtues dhe anëtarë të AAK-së, përfshirë kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj.

Duke vlerësuar lart kontributin e tyre në luftën për lirinë e Kosovës, Haradinaj tha se sakrifica e Konushevcit dhe Malajt do të kujtohet përjetë.

“Mund të them me të drejtë se Ilir Konushevci ishte nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një luftëtar i hershëm, bashkëluftëtar i heroit Zahir Pajaziti e shumë të tjerëve, Luanit e Shkëlzenit. Njëkohësisht, një koleg i mirë yni, mjaft i rëndësishëm në atë kohë,” u shpreh Haradinaj.

Ai gjithashtu përkujtoi me nderim dr. Hazir Malajn, duke e cilësuar si një bashkëkombës nga Tropoja, i cili iu bashkua radhëve të UÇK-së me përkushtim të lartë kombëtar dhe ra dëshmor krah për krah me Ilir Konushevcin.

“Do t’i nderojmë dhe përkujtojmë përjetë,” përfundoi Haradinaj.

Homazhet e sotme janë pjesë e aktiviteteve përkujtimore që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës organizon çdo vit për të nderuar kontributin e dëshmorëve të kombit.

Related

Previous Post

Limaj kundër zgjedhjeve të reja, bën thirrje për bashkëbisedime

Next Post

Oda Amerikane paralajmëron: Kosova e papërgatitur për liberalizimin e tregut të energjisë – kërkohet shtyrje e afatit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.