Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur të rifillojë procesin e brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet e organizimit, pas një vendimi të marrë në mbledhjen e 180-të të Këshillit të Përgjithshëm.
Sipas këtij vendimi, procesi i pezulluar më 6 mars do të rinisë më 27 mars dhe do të përmbyllet më 24 maj 2026, me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të partisë. Të gjitha degët në nivel vendi janë udhëzuar që të nisin menjëherë përgatitjet dhe organizimin, në përputhje me rregullat dhe aktet e brendshme.
Ky proces vlerësohet si një hap i rëndësishëm për reformën e brendshme dhe fuqizimin e strukturave partiake, duke synuar njëkohësisht rritjen e përfaqësimit dhe afrimin më të madh me qytetarët.
Vendimi për rifillimin e zgjedhjeve të brendshme vjen në një moment kur partitë politike në vend po intensifikojnë organizimin dhe konsolidimin e tyre, në funksion të zhvillimeve të ardhshme politike.

