Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku akuzon për sabotim: Fushata në Prishtinë po bëhet me mbeturina

Ardian Emini by Ardian Emini
18/05/2025
in Lajme
0
Abdixhiku: LDK-ja s’do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj situatës me grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet, duke e cilësuar atë si sabotim politik në kuadër të një fushate të organizuar kundër komunës.

“Fushata në Prishtinë paska nisur. Me mbeturina. Lodhët. Edhe keq. E gjitha, për hiçgjë,” shkruan Abdixhiku, duke lënë të kuptohet se pas kaosit me papastrinë qëndron një skenar i qëllimshëm.

Ai akuzon një grup të caktuar për “sabotazh nga njëra anë dhe mendimtarë parapolitik gishtvënës nga ana tjetër”, duke i cilësuar veprimet e tyre si “një përpjekje e thatë, e ulët, që ngjall vetëm keqardhje”.

Sipas kryetarit të Komunës, përgjegjësia për këtë gjendje bie mbi ata që, sipas tij, kanë marrë kontrollin e ndërmarrjes “Pastrimi” dhe po e mbajnë atë jashtë menaxhimit komunal. “Janë bërë bashkë dhe e mbajnë Ndërmarrjen Pastrimi jashta menaxhimit Komunal. Si të tillë, e vendosin në bojkot; bërllog plot, por ndërmarrja refuzon të punojë”, deklaron ai.

Abdixhiku shton se sabotimi shkon më tej, duke pretenduar se në Kuvendin Komunal janë ndërmarrë hapa për të penguar edhe angazhimin e kompanive të tjera që mund të ndihmonin në pastrim. “Mblidhen sërish në asamble, sërish bllok, për të ndaluar – besoni ose jo – angazhimin e dikujt tjetër për pastrim”, shkruan ai.

Megjithatë, ai thekson se komuna ka vepruar me shpejtësi për të ofruar zgjidhje. “Zgjidhja u bë. U bë menjëherë. Ka shumë mbështetës ky qytet, ka megjithatë punëtorë ky vend. Prishtina ecë”, thekson Abdixhiku, duke konfirmuar se tashmë janë angazhuar kompani të tjera pastrimi dhe se kryeqyteti do të pastrohet brenda një jave.

Në fund të reagimit të tij, ai jep një mesazh të drejtpërdrejtë politik: “Prishtina i njeh mirë këto praktika primitive të politikës së vjetër. Ato nuk shkojnë në Kryeqytet! Këtu sabotazhi kriminal moti ka vdekë!”

Related

Previous Post

Barcelona ndryshon trashëgiminë e “numrit 10”: Ansu Fati largohet, Lamine Yamal merr stafetën

Next Post

Izraeli nis ofensivë të re në Gaza: Sulme ajrore dhe operacione tokësore në shkallë të gjerë

Next Post
Izraeli nis ofensivë të re në Gaza: Sulme ajrore dhe operacione tokësore në shkallë të gjerë

Izraeli nis ofensivë të re në Gaza: Sulme ajrore dhe operacione tokësore në shkallë të gjerë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.