Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku mbështet dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit: Vendimi i takon qytetarëve

Qendra Info by Qendra Info
06/03/2026
in Lajme
0
Lumir Abdixhiku kalon votëbesimin, mbetet kryetar i LDK-së
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbështetur dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke e cilësuar vendimin si një veprim në mbrojtje të rendit kushtetues.

Në një reagim publik, Abdixhiku tha se LDK-ja e mirëpret vendimin e presidentes dhe e vlerëson qartësinë kushtetuese të treguar nga ajo.

“LDK vlerëson përgjegjësinë dhe qartësinë kushtetuese të treguar në këtë vendim nga ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues dhe funksionimit normal të institucioneve të Republikës”, tha ai.

Sipas Abdixhikut, dështimi politik dhe tendencat për imponim nuk mund të prodhojnë zgjidhje institucionale dhe as të justifikojnë zvarritjen e procedurave.

“Dështimi politik, bashkë me tendencat e rrezikshme të imponimit e improvizimit, nuk mund të prodhojnë as debate artificiale politike e as zvarritje procedurale që do ta shndërronin Republikën tonë në një vend pa norma dhe pa rregulla”, u shpreh ai.

Abdixhiku theksoi gjithashtu se LDK-ja është e gatshme të marrë pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe t’i drejtohet qytetarëve për një zgjidhje të re demokratike.

Ai shtoi se zgjedhjet nuk kanë qenë alternativa e preferuar e LDK-së, duke thënë se ato mund të ishin shmangur.

“Zgjedhjet nuk ishin asnjëherë alternativa e preferuar e LDK-së. Përkundrazi, ato ishin krejt të panevojshme dhe lehtësisht të shmangshme. Fatkeqësisht, apetitet për kapje njëpartiake të të gjitha pozitave shtetërore parandaluan çdo kompromis eventual”, tha Abdixhiku.

Në fund ai theksoi se vendimi përfundimtar tashmë i takon qytetarëve.

“Në demokraci, fjala e fundit gjithmonë i takon sovranit”, përfundoi ai.

Related

Previous Post

Pothuajse ndalet lundrimi në Ngushticën e Hormuzit, rriten sulmet ndaj anijeve në rajon

Next Post

Analiza e BBC: Lufta me Iranin po shqetëson Kinën dhe ambiciet e saj globale

Next Post
Kina shpall planin e ri pesëvjeçar: vetëbesim teknologjik, treg i brendshëm më i fortë dhe më pak varësi nga Perëndimi

Analiza e BBC: Lufta me Iranin po shqetëson Kinën dhe ambiciet e saj globale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.