Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku përjashton çdo aleancë me VV: “LDK nuk i bëhet vagon askujt”

Qendra Info by Qendra Info
30/05/2025
in Lajme
0
Abdixhiku përjashton çdo aleancë me VV: “LDK nuk i bëhet vagon askujt”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e një bashkëqeverisjeje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se partia e tij nuk do të shërbejë si “vagon i askujt”. Në një intervistë të gjatë në emisionin “Pressing” në televizionin T7, Abdixhiku u shpreh me tone të forta ndaj zhvillimeve aktuale politike në vend, duke rikujtuar ndasitë thelbësore mes LDK-së dhe VV-së.

“Kemi dallime në substancë. Nuk bashkëqeverisim me ta. Ky është zotim i yni ndaj elektoratit tonë. Ky kryeministër në detyrë ka thënë se deputetë të LDK-së janë bashkëpunëtorë të Serbisë, e ky pret tash të ulemi e të bashkëpunojmë,” tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së komentoi edhe mbi krizën për konstituimin e institucioneve, duke theksuar se asnjëra nga partitë nuk ka shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. Ai hodhi poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Listën Serbe, duke u shprehur prerë: “LDK me këtë Listë Serbe nuk bashkëpunon.”

Në lidhje me dinamikat e brendshme partiake dhe presionet që mund të vijnë nga jashtë, Abdixhiku u tregua i qartë ndaj çdo zëri ndryshe brenda LDK-së:

“Rrugën çel e kanë, nëse mendojnë që duhet me tradhtu rrugën e LDK-së, urdhëroni.”

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për bllokimin e punës së qeverisjes lokale në Prishtinë, ku udhëheqësi komunal, Përparim Rama, sipas tij, po përballet me pengesa sistematike nga të gjitha palët politike:

“Prishtina është bërë pjesë e një beteje politike. Me të blloku bërllogun, me të çu protesta, me t’i blloku projektet.”

Abdixhiku nuk i kurseu kritikat as për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), duke e cilësuar si “vegël e pushtetit” dhe duke theksuar se ai personalisht do të vazhdojë bojkotin ndaj këtij mediumi:

“Unë si lider i LDK-së do ta mbaj bojkotin ndaj televizionit publik si vegël dhe instrument i propagandës.”

Në një moment autokritik dhe me nota sfiduese, Abdixhiku foli edhe për rolin e shoqërisë civile dhe përpjekjet për të barazuar përgjegjësitë mes pozitës dhe opozitës:

“Ai zotëria i ka 48 deputetë edhe thotë ‘nuk kom urgjencë’ – pastaj fajet i ka LDK-ja?”

Në përmbyllje të intervistës, ai e përsëriti qartë pozicionin e partisë së tij:

“LDK nuk bëhet vagon i askujt në Kosovë. Bëhuni të sinqertë, dilni tregoni njerëzve që nuk i keni votat. Moralisht diskutojmë, por praktikisht, ne nuk jemi mjet për interesa të askujt tjetër.”

Deklaratat e Abdixhikut sinjalizojnë një pozicion të palëkundur opozitar të LDK-së, ndërkohë që skena politike kosovare vazhdon të përballet me krizë institucional dhe mungesë konsensusi.

Related

Previous Post

Përmirësim i lehtë i motit në Kosovë të premten – ende priten vranësira dhe riga të dobëta shiu

Next Post

SHBA ashpërson qëndrimin ndaj Rusisë në OKB: “Lufta në Ukrainë është një gabim strategjik”

Next Post
SHBA ashpërson qëndrimin ndaj Rusisë në OKB: “Lufta në Ukrainë është një gabim strategjik”

SHBA ashpërson qëndrimin ndaj Rusisë në OKB: “Lufta në Ukrainë është një gabim strategjik”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.