Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për shpresën dhe solidaritetin në shoqëri.
Në mesazhin e tij, Abdixhiku e cilësoi Pashkën si simbol të ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimit të besimit në vlerat më të larta njerëzore.
“Kjo festë e shenjtë shënon ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e besimit në vlerat më të larta njerëzore. Pashkët janë simbol i ringjalljes së shpresës, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve”, thuhet në urimin e tij.
Ai shtoi se kjo ditë duhet të shërbejë si frymëzim për më shumë mirëkuptim dhe bashkim mes qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit ndaj njëri-tjetrit për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.
Në fund, Abdixhiku uroi të gjithë besimtarët: “Gëzuar Pashkët!”.

