Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Abdixhiku: Vendimin e delegatëve e marr si përgjegjësi për ta ruajtur me fanatizëm kahjen e LDK-së.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
31/07/2026
in Category
0
Abdixhiku: Vendimin e delegatëve e marr si përgjegjësi për ta ruajtur me fanatizëm kahjen e LDK-së.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lumir Abdixhiku ka reaguar sërish pasi mbrëmë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm arriti që sërish të qëndrojë si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me një diference tejet të vogël në vota nga ata që kërkuan largimin e tij dhe ata që deshën vazhdimin e tij në krye të partisë.

Abdixhiku tha se në LDK, fjala e fundit i takon gjithmonë anëtarësisë dhe se mbrëmë ajo foli.

“Kam besuar se ky Kuvend ishte i panevojshëm, i dëmshëm e i ngutshëm. Sot, ai i përket së shkuarës. E pranoj me përulësi vendimin e delegatëve dhe e marr atë si një përgjegjësi të re për ta ruajtur me fanatizëm kahjen e LDK-së. LDK mbetet veç e anëtarësisë dhe ky është verdikti më thelbësor që dha LDK-ja mbrëmë”, deklaroi Abdixhiku.

AI gjithashtu tha se “kjo periudhë na sprovoi. Por sprovat nuk duhet të na ndryshojnë vlerat. LDK-ja është ndërtuar mbi kulturën e dialogut, të maturisë dhe të respektit për mendimin ndryshe. Pikërisht këto vlera duhet të na udhëheqin edhe tani. Prandaj sot kam vetëm mirënjohje. Mirënjohje për ata që më besuan. Po aq mirënjohje edhe për ata që menduan ndryshe. Demokracia nuk kërkon njëzëshmëri, ajo kërkon respekt”.

Ai madje kërkoi ndihmë për të bashkuar gjithë Kosovën.

“Më ndihmoni të gjithë, të bashkojmë këtë shtëpi; dhe nga këtu të bashkojmë dhe gjithë Kosovën. Ky është roli ynë si LDK e vërtetë. Rolet tjera nuk na përkasin neve. LDK ka nevoje për bashkim; gjersa Republika ka nevojë për stabilitet institucional, për institucione funksionale dhe për një politikë që vendos interesin shtetëror mbi çdo llogari tjetër. Ky do të mbetet orientimi ynë. Kështu njihet LDK. Mbrëmë mbyllëm një kapitull. Sot fillojmë punën, së bashku. Për LDK-në e anëtarësisë. Për Republikën e popullit tonë”.

 

Related

Previous Post

Ali Ahmeti: Kam informacione për nisma që synojnë ta çojnë UÇK-në në Hagë (Video)

Next Post

Dy persona humbën jetën nga HIV në Kosovë, infektologia: HIV po përhapet.

Next Post
Dy persona humbën jetën nga HIV në Kosovë, infektologia: HIV po përhapet.

Dy persona humbën jetën nga HIV në Kosovë, infektologia: HIV po përhapet.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.