E marta në Kosovë do të nisë me acar të fortë në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell. Megjithatë, pasdite dhe në mbrëmje parashihet shtim gradual i vranësirave.
Temperaturat do të luhaten nga -8 gradë Celsius minimalja në mëngjes, deri në 5 gradë Celsius ajo maksimale gjatë ditës. Gjatë natës së ardhshme dhe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në disa rajone nuk përjashtohet mundësia për fjolla bore.
Në Shqipëri, dita e martë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell, por me shtim të vranësirave nga jugu dhe juglindja. Në mbrëmje, vranësirat do të përhapen edhe në pjesët e tjera të vendit, ndërsa vonë afër mesnatës pritet të fillojnë reshje bore në jug dhe juglindje të Shqipërisë.
Gjatë natës ose në mëngjesin e hershëm të së mërkurës, reshjet e borës pritet të shtrihen drejt lindjes dhe veriut të Shqipërisë, si dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut.

