Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Administrata Trump pezullon vizat për shtetas nga 75 vende, masa hyn në fuqi më 21 janar

Qendra Info by Qendra Info
14/01/2026
in Lajme
0
SHBA teston programin e garancive për viza: 5,000 deri në 15,000 dollarë për aplikantët nga vendet me rrezik të lartë
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata amerikane e presidentit Donald Trump do të pezullojë nga data 21 janar të gjitha procedurat e lëshimit të vizave për shtetas nga 75 vende, raportoi Fox News, duke iu referuar një memorandumi të Departamenti i Shtetit i SHBA.

Sipas raportimit, në listën e vendeve të prekura përfshihen, ndër të tjera, Rusia, Somalia, Irani, Afganistani, Brazili, Nigeria dhe Tajlanda. Zyrtarë të Departamentit të Shtetit nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar lidhur me këtë vendim, ndërsa nuk është bërë e ditur as kohëzgjatja e pezullimit.

Fox News thekson se ambasadat amerikane janë udhëzuar të refuzojnë lëshimin e vizave në bazë të legjislacionit ekzistues, derisa autoritetet amerikane po rishikojnë procedurat përkatëse të emigracionit dhe sigurisë.

Vendimi vjen disa muaj pasi presidenti Trump ishte zotuar publikisht se do të “ndalonte përfundimisht” emigracionin nga të ashtuquajturat “vende të Botës së Tretë”, pas një incidenti pranë Shtëpisë së Bardhë, ku një shtetas afgan vrau një anëtar të Gardës Kombëtare.

Masat e reja pritet të shkaktojnë reagime të forta ndërkombëtare, ndërsa mbetet e paqartë nëse dhe kur administrata amerikane do të rishikojë ose lehtësojë këtë pezullim të gjerë të vizave.

Related

Previous Post

Skenat intime të Dolces me Limin në BBVK, reagon nga jashtë Edi: Femër mendjelehtë

Next Post

Ismaili viziton Veselin në Hagë: Besimi në drejtësi mbetet i palëkundur

Next Post
Ismaili viziton Veselin në Hagë: Besimi në drejtësi mbetet i palëkundur

Ismaili viziton Veselin në Hagë: Besimi në drejtësi mbetet i palëkundur

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.