Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

AFP: Dhjetëra “katolikë të fshehur” u pagëzuan në Kosovë në ditën e vdekjes së Papa Françeskut

Rreth kohës kur Vatikani njoftoi për vdekjen e Papa Françeskut të hënën, në një kishë në Kosovë dhjetëra myslimanë po merrnin pjesë në një ceremoni jo të zakontë. Ata po konvertoheshin në katolikë. Kështu ka shkruar agjencia e lajmeve “Agence France-Presse” të martën, 22 prill.

22/04/2025
in Lajme
Reading Time: 1 min read
AFP: Dhjetëra “katolikë të fshehur” u pagëzuan në Kosovë në ditën e vdekjes së Papa Françeskut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në ceremoni po konvertoheshin ata që sipas shkrimit quhen edhe si “katolikë të fshehur” apo “laramanët”, të cilët “po zgjidhnin të kthehen haptas në besimin e të parëve të tyre, të konvertuar shekuj më parë nën sundimin osman”.

“Ju pagëzoj në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Amen”, ka thirrur prifti At Fran Kolaj në ceremoninë në të cilën mirëpriti 38 katolikë të rinj, nga mosha 7 deri në 55 vjeç. “Mirë se vini në Kishë”.

Artikulli i publikuar të martën jep edhe të dhënat e regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë. Në mbi 1.6 milionë banorë, në Kosovë janë deklaruar si myslimanë 93.5 për qind, ndërsa si katolikë më pak se dy për qind, shkruan koha.net.

Edhe pse s’ka të dhëna zyrtare, sipas Kolajt janë më shumë se 3000 qytetarë që janë konvertuar në katolikë në Kishën e tij “Shën Abrahami” në Llapushnik, që nga pavarësia e Kosovës më 2008. “Ata i bashkohen Kishës me vullnetin e tyre të lirë. Është 100 për qind zgjedhja e tyre”, ka thënë prifti.

Të hënën, sipas shkrimit, kisha kishte rreth 500 persona kur u mor vesh lajmi për vdekjen e Papës. Por u vendos që të vazhdohej me ceremoninë e pagëzimit. “Edhe papa do ta bënte të njëjtën”, citohet të ketë thënë një person.

Në artikull po ashtu thuhet se konvertimet nuk kanë nxitur reagime nga komuniteti mysliman në Kosovë “shtet që krenohet me tolerancën fetare dhe ku përkatësia etnike ka përparësi mbi besimin”./Periskopi/

Related

Previous Post

Dyshohet se vranë policin dhe dogjën gjykatën: Çka dihet deri tash për ekstremistët islamistë

Next Post

Detaje ekskluzive: Rreshteri Lika e kishte arrestuar të dyshuarin për përhapje të urrejtjes fetare

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë investim rekord prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA brenda 10 viteve

15/05/2025
Zgjedhjet/ BE: Gjithëpërfshirëse, transparente dhe të qeta! Do të ndjekim procesin deri në fund

Shtetet e Adriatikut dhe Jonit: Zgjerimi i BE-së është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon

15/05/2025
LDK propozon qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare si zgjidhje për krizën politike

Taravari jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i Ministrit të Shëndetësisë

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë investim rekord prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA brenda 10 viteve

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë investim rekord prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA brenda 10 viteve

15/05/2025
Zgjedhjet/ BE: Gjithëpërfshirëse, transparente dhe të qeta! Do të ndjekim procesin deri në fund

Shtetet e Adriatikut dhe Jonit: Zgjerimi i BE-së është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon

15/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info