Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Ajo çka ka ndodhur në këtë rajon, në Bosnjë dhe Herecegovinë e Kosovë nuk do të ndodh kurr më”

Ardian Emini by Ardian Emini
11/03/2025
in Lajme
0
“Ajo çka ka ndodhur në këtë rajon, në Bosnjë dhe Herecegovinë e Kosovë nuk do të ndodh kurr më”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, i cili sot pritet të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ka thënë se janë në komunikime të vazhdueshme me krerët e shtetit në Kosovë dhe ata në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që tensionet në rajon të ulen.
Ai në një intervistë për për Al Jazeera Balkans, tha se Kosova është një shtet shumë i rëndësishëm, ku prania e NATO-s është e fortë, përmes trupave të KFOR-it.
“Kosova është vend shumë i rëndësishëm, ku NATO ka prezentë të fortë përmes KFOR-it. Është e rëndësishme të angazhohemi të gjithë që ky shtet të jetë në situatën më të mirë të mundshme. Atje ka pasur zgjedhje dhe do të shohim si do të formohet Qeveria e re. Gjithë kjo është pjesë e një procesi normal demokratik, gjë që është e mirë. Por në të gjithë rajonin situata po ndryshon. Jam në komunikime intensive, jo vetëm me krerët e Kosovës dhe ata të Bosnjë e Hercegovinës, por javën e kaluar kam biseduar edhe me Vuçiqin, që javën tjetër pritet të jetë së shpejti në Bruksel. Pra, komunikimet janë intensive që tensionet në rajon të ulen”.
Duke folur për rritjen e tensioneve në rajon, Rutte tha se ajo çka ka ndodhur në Bosnjë dhe Herecegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995, dhe në Kosovë deri në vitin 1999, nuk guxon të përsëritet kurrë më.
“Ajo çka ka ndodhur në këtë rajon, në Bosnjë dhe Herecegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995, dhe në Kosovë deri në vitin 1999, nuk duhet të përsëritet kurrë më. Ky rajon ka potencial të madh. Dëshirojmë që të rinjtë që jetojnë këtu, të qëndrojnë këtu, të jenë të suksesshëm, të hapin biznese, të inkuadrohen në rrethet politike dhe akademike, të bëhen artistë të mëdhenj dhe ta zhvillojnë këtë vend”, tha Rutte për Al Jazeera Balkans.
Rutte sot pritet të qëndrojë në Kosovë, ku do të ketë takime me krerët e shtetit, presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Related

Previous Post

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, shkruan Periskopi.

Next Post

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Për ne, FSK-ja ka vetëm mision humanitar

Next Post
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Për ne, FSK-ja ka vetëm mision humanitar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Për ne, FSK-ja ka vetëm mision humanitar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.