Një person ka përfunduar në Emergjencë në Pejë pas një aksidenti midis një motoçiklete dhe një veture.
“Në ora 12:10, Policia është njoftuar për një aksident. Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një motocikletë”, tha për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Bytyqi.
“Një person është i lënduar dhe është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësor. Nuk dihet gjendja e tij, teksa në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse”.

