Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në autostradën e Kombit, në zonën e Kolshit, në Shqipëri.
Një kamion është përplasur me trafikndarësen anësore të rrugës, duke rrezikuar për pak edhe rënien në greminë. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një defekt në sistemin e frenimit të automjetit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga kabina pa pësuar dëmtime. Policia po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

