Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë–Gjilan, në afërsi të kryqit të Llabjanit.
Sipas informacioneve të para, njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar qarkullimin.
Ende nuk dihen detaje lidhur me shkaktarin e aksidentit apo nëse ka persona të lënduar. Autoritetet pritet të japin informata shtesë gjatë ditës.