Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Aksidenti fatal në Komoran, dalin detaje të reja: Familja ishte nisur nga Aeroporti i Tiranës.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
21/07/2026
in Category
0
Aksidenti fatal në Komoran, dalin detaje të reja: Familja ishte nisur nga Aeroporti i Tiranës.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesi i së martës rezultoi tragjik për 24-vjeçaren Rea Raka, e cila humbi jetën si pasojë e një vetaksidenti në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në afërsi të Komoranit.

Në këtë aksident u lënduan edhe tre persona të tjerë. Sipas informacioneve, të gjithë ishin familjarë dhe po ktheheshin nga Aeroporti i Tiranës në momentin kur ndodhi aksidenti,

Ndërkohë njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Aksidenti tragjik në Bllacë-Shkup

Një rast pothuajse i ngjashëm ndodhi edhe të dielën që shkoi. Tre kosovarë humbën jetën tragjikisht pak pasi ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit.

Ata u gjetën pajetë brenda automjetit me targa gjermane, e cila u has në rrugën Bllacë-Shkup.

Sot, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur ditë zie me rastin e ndarjes nga jeta të tre shtetasve kosovare në mënyrë tragjike.

Related

Previous Post

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura.

Next Post

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Gjokoviqin: Viktimat dhe familjet e tyre nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.