Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Aksidenti tragjik në Komoran, policia publikon detajet në raportin 24-orësh.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
22/07/2026
in Category
0
Aksidenti tragjik në Komoran, policia publikon detajet në raportin 24-orësh.
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës njoftoi në raportin 24-orësh të mërkurën për ngjarjen tragjike, ku 24-vjeçarja Rea Raka vdiq në një aksident trafiku në Komoran.

Raporti konstaton për një të vdekur dhe tre të lënduar në vetaksidentin me automjet, i cili ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit të së martës.

“Si pasojë e aksidentit, një femër kosovare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare të cilat kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Sipas raportit 24-orësh policor, “trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ne Prishtinë për Obduksion”.

Tre të lënduarit u dërguan të martën për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

Mes tyre, edhe një vajzë 18-vjeçare, e cila iu nënshtrua një operimi urgjent në Qendrën Emergjente dhe pastaj u transferua për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Intensive.

Shaqir Uka, shef i Intensivës, tha të martën për Ekonomia Online se gjendja e 18-vjeçares është “relativisht stabile”.

“Pas kryerjes së ekzaminimeve dhe intervenimit, nga Qendra Emergjente është sjellë për trajtim në Mjekimin Intevsiv Qendror, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Si pasojë e aksidentit ajo ka marrë lëndime bukur serioze në anën e majtë të ekstremitetit të lartë dhe të poshtëm si dhe në regjionin e barkut”.

“Gjendja e saj mund të them se është relativisht stabile. Ajo aktualisht po mbahet e fjetur me barëra dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve. Për detaje tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Uka.

Related

Previous Post

Tre persona humbën jetën në Kosovë brenda një dite, dy viktima nga aksidentet në trafik.

Next Post

MPB e RMV-së me detaje pas stuhisë: 117 automjete të dëmtuara, 10 persona të lënduar.

Next Post
MPB e RMV-së me detaje pas stuhisë: 117 automjete të dëmtuara, 10 persona të lënduar.

MPB e RMV-së me detaje pas stuhisë: 117 automjete të dëmtuara, 10 persona të lënduar.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.