Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aksion i IPK-së dhe Prokurorisë në Prizren: Arrestohet Koloneli Nexhmi Krasniqi dhe tre persona të tjerë nën dyshime për krim të organizuar

Qendra Info by Qendra Info
04/08/2025
in Lajme
0
Aksion i IPK-së dhe Prokurorisë në Prizren: Arrestohet Koloneli Nexhmi Krasniqi dhe tre persona të tjerë nën dyshime për krim të organizuar
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksion i koordinuar ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar, përfshirë një zyrtar të lartë të Policisë së Kosovës.

Burime të sigurta konfirmojnë për media se në mesin e të arrestuarve është koloneli Nexhmi Krasniqi, zyrtar i lartë policor, ndaj të cilit dhe tre të dyshuarve të tjerë ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të cilat sanksionohen nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar arrestimin, ndërsa IPK ka njoftuar se aksioni është rezultat i një hetimi disa mujor të zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë.

Aktualisht, hetimet po vazhdojnë në terren me qëllim të zbardhjes së plotë të çështjes dhe sigurimit të provave relevante. Si pjesë e procedurave administrative, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e kolonelit Krasniqi, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Institucionet e zbatimit të ligjit kanë theksuar përkushtimin e tyre për një bashkëpunim ndërinstitucional dhe për vendosmërinë në luftën kundër çdo forme të krimit, përfshirë edhe atë që kryhet nga zyrtarë publikë.

Related

Previous Post

“Zgjedhje të jashtëzakonshme”: Tre skenarët e mundshëm sipas Kadri Kryeziut, në pritje të vendimit të Kushtetueses

Next Post

SHBA teston programin e garancive për viza: 5,000 deri në 15,000 dollarë për aplikantët nga vendet me rrezik të lartë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.