Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aksion i madh antidrogë në Gjilan: Policia zbulon sera me narkotikë, arrestohen tre persona

Qendra Info by Qendra Info
23/08/2025
in Lajme
0
Aksion i madh antidrogë në Gjilan: Policia zbulon sera me narkotikë, arrestohen tre persona
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), ka ndërmarrë një aksion të madh antidrogë në fshatin Zhegovc të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Fadil Hoti, ka konfirmuar për Insajderin se gjatë këtij operacioni janë zbuluar disa sera të përdorura për kultivimin e lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë zjarri, ndërsa tre persona janë arrestuar. Operacioni është zhvilluar në koordinim të ngushtë me AKI-në, e cila ka ndihmuar në identifikimin e lokacionit dhe personave të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale.

Aksioni policor është ende në zhvillim, ndërsa Insajderi ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes në Zhegovc.

Related

Previous Post

Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar, Artur Zheji

Next Post

Ushtria Hije e Rusisë në Mbështetje të Luftës

Next Post
Ushtria Hije e Rusisë në Mbështetje të Luftës

Ushtria Hije e Rusisë në Mbështetje të Luftës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.