Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aksion i madh antikorrupsion në Prishtinë: Arrestohen shtatë persona, kapen në flagrancë me para

Qendra Info by Qendra Info
19/12/2025
in Lajme
0
Aksion i madh antikorrupsion në Prishtinë: Arrestohen shtatë persona, kapen në flagrancë me para
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është zhvilluar një operacion i gjerë policor në rajonin e Prishtinës, i fokusuar në luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit zyrtar të Sistemit Prokurorial, operacioni lidhet me dyshime serioze për kryerjen e veprave penale: korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit, mashtrim si dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë aksionit janë arrestuar shtatë persona, të identifikuar me inicialet: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave, pas një periudhe të gjatë monitorimi dhe hetimi, përfshirë edhe përdorimin e masave të veçanta hetimore.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në koordinim të ngushtë me Prokurorin Special të rastit. Me vendim të Prokurorisë Speciale, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike si dhe tri vetura.

Nga Prokuroria Speciale bëhet e ditur se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar dhe se institucionet e rendit dhe drejtësisë mbeten të përkushtuara për trajtimin e plotë dhe profesional të çështjes, në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Related

Previous Post

Sveçla viziton pikën kufitare Dheu i Bardhë: Institucionet gati për fluksin e mërgatës

Next Post

ByteDance shet mbi 80% të aseteve të TikTok në SHBA për të shmangur ndalimin

Next Post
Vance thotë se TikTok “pothuajse me siguri” do të arrijë marrëveshje për të shmangur ndalimin në SHBA

ByteDance shet mbi 80% të aseteve të TikTok në SHBA për të shmangur ndalimin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.