Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aksion i madh kundër korrupsionit: Policia dhe AKI arrestojnë zyrtarë në Kosovë

Qendra Info by Qendra Info
18/12/2025
in Lajme
0
Bastisje në Prishtinë e Fushë Kosovë, gjenden armë, para, pasaportë e Serbisë
0
SHARES
80
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka nisur një aksion të gjerë lidhur me dyshime për keqpërdorime dhe korrupsion, mësohet nga burime brenda organeve të rendit.

Sipas burimeve të KosovaPress-it nga Policia e Kosovës, deri më tani janë arrestuar disa zyrtarë, ndërsa pritet që numri i të arrestuarve të rritet edhe më tej. Aksioni ka nisur pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00, dhe po vazhdon ende.

Burimet bëjnë të ditur se hetimet janë zhvilluar për disa muaj me radhë dhe janë realizuar me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Ndërkohë, Qendra.info ka tentuar të marrë konfirmim zyrtar nga institucionet e drejtësisë lidhur me këtë aksion, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar ende përgjigje.

Më shumë detaje pritet të bëhen publike në orët ose ditët në vijim, pasi organet kompetente të dalin me njoftime zyrtare.

Related

Previous Post

Trump sfidon drejtësinë globale: Sanksione të reja ndaj gjyqtarëve të Hagës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.