Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aksion i madh policor në Prizren: Bastisje dhe arrestime për mashtrime në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Qendra Info by Qendra Info
23/01/2026
in Lajme
0
Policia publikon të dhënat për vitin 2025: 18 vrasje
0
SHARES
103
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në Prizren, në kuadër të hetimeve për keqpërdorime dhe mashtrime gjatë procesit të numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Burime të Paparacit bëjnë të ditur se gjatë këtij operacioni janë realizuar një numër i madh bastisjesh, ndërsa pritet që rreth 50 persona të arrestohen. Të dyshuarit janë kryesisht komisionerë zgjedhorë, vëzhgues dhe persona të tjerë të përfshirë në procesin zgjedhor.

Sipas informatave, personat e dyshuar tashmë janë shoqëruar në stacionin policor, ku po iu konfiskohen telefonat mobil dhe po procedohen për arrestim, në kuadër të hetimeve që lidhen me manipulimin e votave.

Hetimet vijnë pas dyshimeve të shumta për parregullsi gjatë numërimit të votave, çka kishte shtyrë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të marrë vendim për rinumërimin e votave në të gjitha vendvotimet.

Autoritetet pritet të dalin me informacione zyrtare gjatë orëve në vijim, ndërsa aksioni konsiderohet një nga më të mëdhenjtë që lidhet drejtpërdrejt me integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë.

Related

Previous Post

Moska: Takimi me Witkoff ishte shumë i dobishëm – sot bisedime trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Next Post

Ilaç natyral për parazitët në trup: si t’i dalloni shenjat dhe ta pastroni organizmin në mënyrë natyrale

Next Post
Ilaç natyral për parazitët në trup: si t’i dalloni shenjat dhe ta pastroni organizmin në mënyrë natyrale

Ilaç natyral për parazitët në trup: si t’i dalloni shenjat dhe ta pastroni organizmin në mënyrë natyrale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.