Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aksion ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë IPTV, i dyshuar edhe një shtetas i Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
28/01/2026
in Lajme
0
Aksion ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë IPTV, i dyshuar edhe një shtetas i Kosovës
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nën udhëheqjen e Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dhe në koordinim të ngushtë me Policia e Kosovës, më 22 janar është zhvilluar një operacion policor në kuadër të një hetimi të gjerë ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë audiovizive.

Operacioni është realizuar si pjesë e një hetimi të përbashkët të koordinuar nga EUROPOL dhe Prokuroria Distriktuale e Katanias në Itali, me qëllim të verifikimit, identifikimit dhe sekuestrimit të provave relevante që lidhen me shpëlarjen e parave dhe përfitime të kundërligjshme përmes sistemeve ilegale IPTV.

I dyshuar edhe një shtetas i Kosovës

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në mesin e të dyshuarve të këtij grupi kriminal ndërkombëtar është edhe një shtetas i Kosovës, konkretisht Petrit Bahtijari, i dyshuar për krim financiar.

Sipas këtyre burimeve, policia kishte tentuar ta arrestojë Bahtijarin edhe javën e kaluar në shtëpinë e tij në lagjen Marigona në Prishtinë, por ai nuk ishte gjetur në atë kohë.

Bastisje në Prishtinë dhe Dragash

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë kryer bastisje në dy lokacione:

  • në Prishtinë

  • në fshatin Zaplluxhë të Komunës së Dragashit

Bastisjet janë realizuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

  • Cenimi i të drejtave të autorit (neni 290 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës),

  • Shpëlarja e parave (neni 302 i KPRK-së).

Gjatë kontrollit janë sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe, të cilat dyshohet se janë përdorur në funksion të veprimtarisë së kundërligjshme.

Operacion me shtrirje globale

Operacioni është zhvilluar njëkohësisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Spanjë dhe Rumani, ndërsa në hetime kanë bashkëpunuar edhe autoritetet e Kanadasë, Indisë, Koresë së Jugut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas autoriteteve, aksioni ka çuar në shkatërrimin e një infrastrukture të sofistikuar informatike, e cila u shërbente në mënyrë të paligjshme miliona përdoruesve në mbarë botën përmes platformave IPTV.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë ritheksuar përkushtimin e tyre në luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar, duke theksuar se hetimet janë ende në vazhdim dhe se priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.

Related

Previous Post

Kur siguria juridike mbulon shkeljen kushtetuese

Next Post

KQZ: Rinumërimi drejt përfundimit, mbi 85 për qind e vendvotimeve tashmë të rinumëruara

Next Post
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve, fillon shqyrtimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë në Prishtinë

KQZ: Rinumërimi drejt përfundimit, mbi 85 për qind e vendvotimeve tashmë të rinumëruara

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.