Aksion në Leposaviq, konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Sipas njoftimit të Doganës, në këtë aksion janë konfiskuar: 93 kartela grafike; 8 antminera; 17 pllaka elektronike; 17 furnizues me rrymë; 400 litra pije alkoolike dhe jo alkoolike.

Në një objekt afarist në fshatin Leshak të komunës së Leposaviqit janë konfiskuar pajisje për prodhim të kriptovalutave dhe pijeve të ndryshme joalkoholike dhe alkoolike.

“Gjatë realizimit të këtij aksioni në afërsi është identifikuar dhe ndaluar edhe një automjet i dyshuar i cili ishte duke transportuar gjithashtu mallra të kontrabanduara nga Serbia. Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse   kundër personave të përfshirë”, thuhet në njoftimin e Doganës.

 

Next Post